Tiroidja, si ta mbrojmë nga temperaturat e ulëta

655
Sigal

KËSHILLA/ Stina e dimrit shton rrezikun për të gjithë pacientët që kanë mungesë të jodit. Ja çfarë duhet të bëni

Ulja e temperaturave është një nga faktorët kryesorë, që ndikon në acarimin e gjëndrës tiroide. Kjo është më shumë e dukshme tek ata pacientë, të cilët kanë pamjaftueshmëri jodi. Për të evituar gjithë këto probleme mjekët japin disa këshilla që duhet të ndiqen nga pacientët. Patjetër, periudhat e ftohta të vitit shoqërohen me ndryshime të mëdha, si në funksionin e gjëndrës normale të tiroides. Por më shumë këto temperatura të ulëta kanë ndikim negativ apo pozitiv në sëmundje të ndryshme të saj. Ndaj, është shumë e rëndësishme, që pacientët e prekur nga këto sëmundje të kenë parasysh disa këshilla që dimrin e tiroides të kalojnë sa më të qetë. Dihet që në kushte normale gjëndrat tiroide prodhojnë një hormon, që është i domosdoshëm për përpunimin dhe djegien e ushqimeve dhe kthimin në energji. Kjo energji është shumë e nevojshme për organizimin, por të përshtatet me temperaturat e jashtme të ambientit. Temperaturat e ftohta rrisin nevojat e organizimit për hormone të tiroides, kështu, kur ju po e merrni me mjekim nga jashtë këtë hormon, për shembull LetroClevothyosin (medikament), duhet të matet TSH (hormoni që stimulon gjëndrën tiroide).

….

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf