Temperaturat e ulëta favorizojnë zhvillimin e tumoreve

494
Sigal

I  ftohti është në gjendje të modifikojë reagimin e trupit në praninë e qelizave tumorale

Tashmë dimri ka ardhur. Por çfarë ndodh kur i ftohti vjen papritur? Organizmi lodhet për t’u përshtatur shumë shpejt me kohën dhe kjo gjë shpesh është një problem për shumë persona. Reagimi i parë i trupit ndaj të ftohtit është ngushtimi i enëve të gjakut, sidomos në zonat periferike: duart dhe këmbët e ngrira janë tipike. Ky proces ndodh derisa zonat dhe organet më të rëndësishme të tilla si zemra, mëlçia etj, të mbahen të ngrohta. Temperaturat shumë të ulëta ndikojnë në ndryshimin e metabolizmit. Ndodh që kur trupi është i ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta në kohë të ndryshme, i gjithë sistemi i trupit ngadalësohet dhe hyn në një lloj gjendjeje mbrojtjeje: një stres termik që lë aktiv vetëm sistemet më jetësore si për shembull trurin. Në këto kushte vuajnë edhe qelizat e trupit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf