Të mirat e shurupit të rozmarinës për shëndetin e zemrës dhe veshkave

311
Sigal

Rozmarina është një bimë shumë e përhapur në rajonin e Mesdheut.

Ajo vlerësohet jashtëzakonisht shumë për aftësinë që ka në përmirësimin e shëndetit mendor.

NOA

Në mjekësinë tradicionale aziatike, rozmarina është përdorur prej shekujsh si tonik për trurin, shëndetin e veshkave, heqjen e toksinave, stabilizimin e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Përbërësit:

5 degë rozmarine

3 limonë të ndarë në feta

1 litër ujë të ftohtë

250 gramë sheqer

Përgatitja:

Ngroheni ujin në një tenxhere dhe shtoni sheqerin, fetat e limonit dhe në fund 5 degët e rozmarinës të freskët.

Në pamundësi mund të përdorni edhe të thatë.

Ziejini deri sa lëngu të shterohet në gjysëm litri dhe më pas lëreni të ftohet mënjanë.

Pasi të jetë ftohur, kullojeni lëngun dhe futeni në një enë qelqi të puthitur me kapak.

Sasia e Nevojshme e Shurupit Të Rozmarinës

Çdo mëngjes duhet të konsumoni 20 mililitra ose një lugë e gjysmë gjelle me shurupin e rozmarinës.

Shurupin duhet ta konsumoni me stomak bosh.

Vlerat e Rozmarinës

Rozmarina përmban disa substanca të mira për stimulimin e sistemit imunitar.

Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon me tretjen.

Rozmarina ka përbërë anti inflamatorë të nevojshëm për të luftuar azmën.

Për më tepër, rozmarina shton furnizimin me gjak të trurit dhe kokës dhe si rrjedhojë ndihmon me përqendrimin.

Rozmarina është një burim i mirë i vitaminës A.

Nuk duhet të habiteni nëse aroma dhe shija e kësaj bime që rrisin kujtesën është e vështirë të të hiqet nga mendja.

Ajo të sjell ndër mend detin dhe pyllin, por edhe një pjatë të mirë e të shijshme.

Kurdo që të jetë e mundur, zgjidhni rozmarinë të freskët, sepse ajo është më superiore se rozmarina e thatë.

Rozmarina e freskët duhet të jetë në ngjyrë të gjelbër të ndezur dhe të mos ketë pika të verdha apo të errëta