Sigal

Pirja e ujit gjatë ngrënies së një ëmbëlsire  mund t’ju japë sasi më të madhe të sheqerit, konfirmon studimi i ri. Hulumtuesit analizuan nivelet e sheqerit në gjak të njerëzve që hanin ëmbëlsira dhe i shoqëronin ato me ujë si dhe të njërzve që nuk i shoqëronin me ujë.

Shkencëtarët nga Surinami në Amerikën e Jugut gjetën se ata që i shoqëronin ëmbëlsirat me ujë, kishin nivele më të larta të sheqerit në gjak.

Nivelet e sheqerit në gjak kanë për qëllim që të rriten pas ngrënies. Por në qoftë se nivelet arrijnë shumë të larta, kjo mund të çojë në obezitet madje edhe në diabet të tipit 2. Ekspertët thonë se uji ndihmon trupin të absorbojë glukozën dhe sugjerojnë të konsumohet para ose pas ushqimit, në mënyrë që të minimizojë efektet e sheqerit.

Edhe pse studimi i Universitetit Anton de Kom përfshinte vetëm ëmbëlsirat, sugjeron se ky parim mund të zbatohet edhe për ushqime të tjera.