Studimi/ Virusi “Zika” i lidhur edhe me sindromën “Guillain-Barre”

437
Shkencëtarët po punojnë fort për të zbuluar shkaqet dhe pacojat e virusit “Zika” që ka prekur vendet e Amerikës Latine. Virusi mund të shkaktojë sindromën e quajtur “Guillain-Barre”, e cila ka ndikim serioz në gjendjen neurologjike të të prekurve. Shkencëtarët paralajmërojnë gjithashtu se numri i të prekurve mund të jetë më i lartë. Numri i të prekurve me sindromën “Guillain-Barre”, sipas studimeve, është i lidhur me virusi në fjalë. Rastet dolën në dritë pasi infeksioni viral ka përfshirë Brazilin dhe Kolumbinë. Në një letër në revistën shkencore “Lancet”, shkencëtarët bëjnë me dije se 42 rastet e prekura nga sindroma “Guillain-Barre”, tregojnë se virusi “Zika” ishte shkaktaroi kryesor. Shkencëtarët nga Instituti Pasteur në Paris kanë analizuar mostrat e gjakut të të prekurve. “Shumica e pacientëve me GBS (sindroma Guillain-Barre) raportuan se kishin përjetuar simptomat e infeksionit të njëjtat me virusin Zika”, tha Prof Arnaud Fontanet, autori kryesor i letrës. Ata vlerësojnë se 24 njerëz në çdo 100.000 infektuar me virusin Zika kanë të zhvilluar sindromën Guillain-Barr, që sjell dobësi të muskujve që mund të përparojë në paralizë dhe vështirësi në frymëmarrje. Faza akute është e gjatë dhe duhen të paktën tre muaj që pacientët të marrin veten. “Brenda tre muajve, 57% e pacientëve ishin në gjendje për të ecur”, tha Fontanet.
Sigal