Studimi izraelit/ Astmatikët janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi

293
Sigal

Që prej kohës kur ka filluar coronavirusi është përfolur shumë që njerëzit astmatikë janë njerëzit më të rrezikuar nga pandemia. Kjo si rezultat i faktit se prek mushkëritë.

Sipas një studimi të fundit nga disa shkencëtarë izraelitë, personat që vuajnë nga astma janë 30% më pak të rrezikuar të preken nga Covid-19.

Nga studimi i kryer te 37 mijë persona, ekspertët zbuluan se të qenurit pozitiv ndaj Covid-19 te personat astmatikë është më i ulët sesa te personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Eugene Merzon, njëra prej studiueset, u shpreh për “Jerusalem Post” se ekzistojnë tre hipoteza pse pacientët me astmë mund të mos infektohen me COVID-19.

E para është fizike: Astma shoqërohet me zvogëlim të konsiderueshëm të receptorëve të angiotenzinës në mushkëri, proteina që siguron hyrjen e COVID-19 në organizëm për të infektuar qelizat njerëzore.

E dyta është sociologjike: Njerëzit që vuajnë nga astma kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga raste të rënda të COVID-19. Ata respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat përfshinë mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror dhe mirëmbajtjen e higjienës.

E treta ilaçet: Një ndër faktorët e tjerë janë ilaçet që përdorin. Ekspertët u bëjnë thirrje këtyre personave që të vijojnë të marrin ilaçet e rekomanduara gjatë pandemisë.