Studimi: Doza e katërt nuk shmang infeksionin nga Omicron-i

102
Sigal

Një grup studiuesish në një spital të Izraelit thanë se gjetjet paraprake të një studimi sugjerojnë se doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19-s, nuk ndihmon për të shmangur infeksionin nga varianti Omicron.

Mjekët e spitalit ‘Sheba’ thanë se u kishin dhënë një dozë të katërt të vaksinës Pfizer-BioNtech apo Moderna, 274 punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe se kishin zbuluar se megjithëse përforcuesi rriste nivelin e antitrupave, ai nuk e parandalonte përhapjen e Omicron-it.

Izraeli ka ofruar një dozë të katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç. Ky vend ka qenë ndër të parët që ka vaksinuar popullatën dhe ka ofruar dozën përforcuese.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se ky informacion do të merret në konsideratë për të vendosur nëse programi i imunizimit të popullatës, do të zgjerohet duke shtuar një tjetër dozë.VOA