Studimi: Aktiviteti i lartë fizik ndryshon metabolizmin, digjen më pak kalori

560
Të fiksuarit pas palestrës të cilët kalojnë orë duke u stërvitur janë duke humbur kohë, thonë studimet më të fundit.
Sipas ekspertëve të Universitetit të Nju Jorkut, trupi përshtatet me nivele më të larta aktiviteti, duke ndryshuar metabolzmin në mënyrë që të digjen më pak kalori.
Studiesit matën se sa energji harxhojmë në ditë dhe sa nivelin e aktiviteteve në më shumë se 300 burra dhe gra.
Ata që bënin aktivitete në nivele të moderuara si për shembull ecja e përditshme për në punë apo frekuentimi i palestrës dy herë në javë, digjnin rreth 200 kalori në ditë më shumë se ata që rrijnë dhe shohin televizor shtrirë në shtëpi.
Por pas një periudhe, ushtrimet e tepërta nuk bënin asnjë diferencë me kaloritë e djegura.
Sigal