Studim shqiptarët po vuajnë më pak nga obeziteti

751
Një raport i fundit në lidhje me obezitetin në 174 vende të botës rendit shqiptarët në mes të listës. Jemi vendi i 94 dhe thënë me përqindje 18.1% e popullsisë shqiptare vuan nga obeziteti.
Raporti i CIA World Fact Book thekson se 6 vite më parë shifra ishte me e lartë që do të thotë se shqiptarët së fundmi ose ushqehen më keq ose janë ndërgjegjësuar.
Në krahasim me rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka normën më të ulët të popullsisë obeze. Vendin e parë në rajon për sa i përket normës së obezitetit e mbajnë turqit të ndjekur nga bullgarët dhe kroatët.
Sipas specialistëve faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në obezitet është mbiushqyerja, si rezultat i marrjes në sasi të tepërt të ushqimeve hiperkalorike e me shumë yndyra. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale deri në humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit, pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë. Ekspertët thonë se njerëzit gjithnjë e më shumë po konsumojnë ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe yndyra dhe po kryejnë më pak ushtrime fizike.
Sigal