Studim/ Rreth 55 % e duhanpirësve që kalojnë testin e funksionit të mushkërive kanë probleme me frymëmarrjen

462
Sigal

Rreth 55 % e atyre qe
kalojne testin e funksionit te mushkerive kane probleme me frymemarrjen.

Perdorimi i teknikave te
avancuara te imazherise bashke me testin e ecjes dhe vleresimin e cilesise se
jetes mund te tregojne shenja te hershme te Sëmundjes Pulmonare Obstruktive
Kronike (SPOK), nje semundje kjo e pasherueshme dhe progresive. SPOK eshte nje
semundje e lidhur me duhanin dhe eshte shkaku i trete i vdekjeve ne Shtetet e
Bashkuara te Amerikes.

 

Duhanpiresit qe rezultojne
normal ne testin e funksionit te mushkerive shpesh kane semundje te rendesishme
te sistemit te frymemarrjes sic mund te jete ajo e fazave fillestare te
Sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike thene kjo nga Dr. Elizabeth Regan
Ass.Prof ne Denver.

 

Ajo shtoi se me keto studime
shpreson te hedhi poshte mitin qe: Egzistojne duhanpiresit e shendetshem dhe te
nenvizoje rendesine e lenies se duhanit per te parandaluar semundjen e
mushkerive dhe efekte te tjera negative qe duhani mund te shkaktoje ne organe
te tjera.

 

Ky studim perfshiu rreth
9000 njerez te moshes 45-80 vjec qe kane pire te pakten nje pakete ne dite per
10 vjet. Ai u publikua ne 22 Qershor te ketij viti ne revisten mjekesore JAMA.

 

Skaneri i mushkerive gjeti
emfizeme pulmonare ne 42% te pacienteve qe mendoheshin te ishin pa semundje te
mushkerive.

Nderkohe 23 % e
pjesemarresve ne studim kishin veshtiresi ne frymemarrje krahasuar me 4 % te
atyre qe nuk kishin pire asnjehere cigare.

Studjuesit gjithashtu
zbuluan se per 15 % te pjesmarresve ne kete studim u duhej 6 min per te
pershkruar nje distance prej 300 m krahasuar me 4% tek jo duhanpiresit.

 

Gjithashtu duhanpiresit qe mendojne
se mushkerite e tyre funksionojne plotesisht kane nje cilesi jete me te vogel
se ata qe nuk pine duhan.

Imazheria e mushkerive
gjithashtu ndihmon ne diagnostifikimi e kancerit te mushkerive duke reduktuar
keshtu vdekjen prej tij nder duhanpiresit me rreth 20%.