Studim/ Dëshira për të pirë kafe është e shkruar në gjene

509
Gjithmonë jemi munduar të rrimë larg ushqimëve dhe pijeve të cilat janë të dëmshme për shëndetin tonë por si duket jo në të gjitha rastet qenka aq e lehtë si e kemi menduar. Dëshira për të pirë kafe mund të jetë e shkruar në gjene, thonë shkencëtarët. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit me një variacion të caktuar të gjenit nuk kanë nevojë të konsumojnë aq shumë kafe sa për të pësuar një goditje nga kafeina.
Bëhet fjalë është quajtur PDSS2 dhe ky variacion zvogëlon aftësinë tretëse të kafeinës në trup, duke bërë që të qëndrojë për një kohë të gjatë në organizmin e një personi. Njerëzit që nuk e kanë këtë variacion e metabolizojnë kafeinën më shpejtë, dhe si rezultutat mund të pinë një filxhan kafe më shumë në ditë.
Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Edinburgh dhe Universiteti Trieste, në Itali, studiuan ADN-në e gati 3 mijë përdoruesve të kafes në Itali dhe Holandë. Pjesëmarrësve iu kërkua që të plotësonin një pyetësor se sa filxhanë me kafe pinin çdo ditë. Në fund të studimit ata zbuluan se italianët me variacion të ADN-së prireshin të konsumonin vetëm një filxhan kafe në ditë, krahasuar me personat që nuk e kishin këtë variacion. Ndryshimi ishte më pak i dukshëm tek holandezët. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh për shkak të llojeve të ndryshme të kafes që pihen në këto dy shtete.
Sipas dr. Nicola Pirastu, Nga Universiteti Edinburgh, dëshira jonë për të pirë kafe mund të jetë e shkruar në gjene.
“Duhet të bëjmë studime të tjera për të konfirmuar këtë teori dhe për të qartësuar gjithashtu lidhjen biologjike midis gjenit PDSS2 dhe konsumimit të kafes”, shprehet dr. Nicola Pirastu.
Sigal