Streptokoku tek te fëmijët: Simptomat që nuk duhen neglizhuar

Infeksionet streptokoksike, të shkaktuara nga bakteret e grupit Streptococcus, janë të zakonshme tek fëmijët dhe mund të prekin fytin, veshët, sinuset, mushkëritë, lëkurën dhe madje edhe zemrën.

Simptomat kryesore të infeksionit streptokoksik janë:

Sigal

Temperaturë e lartë dhe dhimbje fyti – Streptokoku zakonisht shfaqet me dhimbje fyti të papritur, temperaturë të lartë dhe vështirësi në gëlltitje.

Pika të kuqe ose shtresa të bardha në grykë – Krahas dhimbjes, mund të shfaqen pika të kuqe në pjesën e pasme të fytit, bajame të ënjtura ose shtresa të bardha në gojë.

Nyje limfatike të ënjtura – Gjëndrat e qafës mund të fryhen dhe të bëhen të dhimbshme në prekje.

Dhimbje barku dhe të vjella – Tek fëmijët, një simptomë e papritur e infeksionit streptokok mund të jetë të vjellat të shoqëruara me dhimbje fyti.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Pediatrit rekomandojnë një vizitë tek mjeku nëse fëmija ka:

  • Dhimbje fyti dhe nyje limfatike të ënjtura
  • Dhimbje fyti të shoqëruar me skuqje të lëkurës
  • Dhimbje fyti që zgjat më shumë se 48 orë
  • Çdo kombinim të simptomave të mësipërme

Edhe pse jo çdo dhimbje fyti apo të vjella lidhen me streptokokun, kombinimi i këtyre shenjave mund të jetë një tregues i rëndësishëm. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi me terapinë e caktuar nga mjeku, ndihmon në parandalimin e komplikimeve dhe përhapjes së infeksionit.