Sigal

Vera është një sezon i bukur, por sikur nuk shkon nëse nuk ka edhe problemet e saj…. Ky artikull do të nxjerrë në pah disa probleme të përbashkëta që mund të prishin verën tuaj dhe truket si ti rregulloni ato.

Djersitja
Djersitja dhe aroma e pakëndshme e këmbëve tuaja apo sqetullave, mund të shkatërrojnë plotësisht imazhin tuaj të verës. Një ide e mirë për të shmangur këtë është që të vishni çorape dhe bluzë 100% pambuku.Ndryshoni rrobat tuaja çdo ditë dhe bëni dush rregullisht. Një tjetër truk i dobishëm për të ndaluar djersën është zëvendësimi i kafesë me çaj jeshil.

Djegia nga depilimi
Për të reduktuar skuqjen, ënjtjen dhe kruajtjen, merrni disa pika të vajit të livandës, dhe aplikojeni atë në zonën e depiluar. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Irritimi mes kofshëve
Nëse ju pëlqejnë pantallonat e shkurtra ose minifundet, mund të përfundoni me lëkurë të irrituar mes kofshëve. Përdorni kremërat që përmbajnë vitamina natyrore C dhe E, calendula ose ekstrakt kastraveci. Bëni një dush të përditshëm dhe lani me kujdes me sapun. Dushi me ujë të vakët do të lehtësojë acarimin. Mos e apliko akullin!

Mushkonjat
Për t’i mbajtur jashtë shtëpisë suaj, ju mund të përdorni disa truke. Përdorni gozhdë silikoni për të mbuluar dyert dhe dritaret tuaja. Vaji i kanellës është i njohur për të mbajtur mushkonjat larg. Pastroni rregullisht kopshtin e pishinën (sigurisht nëse keni një të tillë).

Helmimi nga ushqimi
Diarre dhe vjellje janë simptoma të zakonshme të helmimit me ushqim. Të hash gjënë e gabuar në verë bëhet më e lehtë, pasi ushqimet prishen shpejt nga nxehtësia. Nëse helmimi i ushqimit është i butë, do të duhet vetëm të pini shumë ujë dhe të pushoni.

Nëse qëndron për më shumë se dy ditë ose shihni gjak kontaktoni një mjek. Nëse helmimi është i butë, produktet si lëngu i domates, shalqiri dhe ullinjtë mund të ndihmojnë për të lehtësuar sëmundjen tuaj. Këto produkte janë të pasura me antioksidantë, të cilat do të ndihmojnë në lirimin e toksinave nga trupi juaj. Për të parandaluar helmimin, pastroni frutat dhe perimet siç duhet, hani ushqime të freskëta, kontrolloni pamjen dhe aromën e gjithçkaje që hani.

Djegia nga dielli
Djegiet zakonisht shfaqet në lëkurë të pambrojtur pas një dite me diell. Për ti shmangur ato, mbuloni trupin tuaj me veshje dhe kokën me një kapelë. Përdorni sunscreen çdo 2 orë ose më shumë nëse notoni dhe pini ujë mjaftueshëm. Nëse jeni djegur, përdorni kamfor, aloe, ose krem mente dhe përdorni një kompresë të ftohtë. Nëse zona e djegur është shumë e madhe ose e dhimbshme, kontaktoni mjekun tuaj.