Steriliteti, meshkujt shumë shpejt mund të kenë fëmijë

520
Sigal

Një tjetër lajm i mirë vjen nga mjekësia. Meshkujt steril, shumë shpejt do të mund të kenë fëmijën e tyre biologjik, falë një teknike të re të zhvilluar nga shkencëtarët, të cilët kanë arritur të krijojnë qelizat e spermës në laborator. Shkencëtarët në Universitetin Mjekësor “Nanjing” të Kinës, kanë arritur që të prodhojnë në laborator spermën e minjve. Jo vetëm kaq, por ata e kanë përdorur atë për të fertilizuar vezët që çoi në lindjen e një miu të shëndetshme. Grupi i shkencëtarëve përdorën qeliza embrionale, së bashku me një koktej kimikatesh, hormonesh dhe qeliza testikujsh për t’i shndërruar më pas në “spermatide” (fazë e hershme e spermës në gjendje për të fertilizuar vezët). Ekspertët besojnë se ky është studimi më bindës sa i përket idesë për të përdorur qelizat embrionale që dalin nga lëkura e njeriut për të krijuar spermën e tij, për ta përdorur atë më pas për trajtim fertiliteti. Ata po planifikojnë që shumë shpejt të nisin testet për krijimin e spermës njerëzore, që nëse rezultojnë të suksesshme, do të mund ta përdorin në klinikat e fertilizimit artificial IVF, brenda 10 viteve të ardhshme