Spitali Amerikan, sërish në ndihmë të pacientëve në nevojë

489
Edison Malaj, 12 vjeçari nga Tropoja, i është nënshtruar me sukses ndërhyrjes në shtyllën kurrizore nga mjekët profesionistë të Spitalit Amerikan, me në krye neurokirurgun Dr. Baris Saygili. I lindur me probleme në shtyllën kurrizore, prej vitesh ai vuante nga vështirësitë në të ecur, inkontinencë dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Në pamundësi ekonomike për t’ju nënshtruar kontrolleve të nevojshme mjekësore dhe nga apeli në rrjete të ndryshme sociale; vetëm para pak javësh, familja Malaj e kontaktuar nga Spitali Amerikan pati mundësinë për të ndjekur dhe marrë shërbimet e duhura mjekësore nga mjekët specialistë dhe më pas për t’ju nënshtruar me sukses ndërhyrjes neurokirurgjikale.
Pas operacionit të suksesshëm në Spitalin Amerikan, mjekët shprehen se ai ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe i aftë për t’ju rikthyer shumë shpejt normalitetit. Familja Malaj nga Tropoja, e përbërë nga 5 persona, jeton prej vitesh në kushte tejet të vështira jetese dhe në pamundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet për kurimin e Edisonit. Spitali Amerikan, si mbështetës gjithnjë i shtresave në nevojë dhe pacientëve me probleme specifike shëndetësore, edhe këtë herë ka mundësuar falas kujdesin, ndërhyrjen kirurgjikale dhe trajtimin mjekësor para dhe pas të nevojshëm për pacientin. 
Sigal