Sigal

Pikat e zeza janë të mundimshme dhe irrituese, e akoma më shumë kur ato ndodhen brenda veshit tonë. Ndonjëherë mund të japin dhimbje të buta e të krijojnë përshtypjen se veshët tuaj janë të pistë.

Zakonisht ato shfaqen nëse trupi juaj prodhon shumë vaj, gjë që lidhet indirekt me ushqimet që hani. Për shkak të sekretimit të tepërt të vajit, qelizat e vdekura të lëkurës, sebumi dhe papastërtitë mund të bllokojnë poret. Kur sebumi vjen në kontakt me oksigjen, ajo bëhet e zezë dhe shkakton pikërisht pikat e zeza.

Nëse nuk trajtohen në kohë, pikat e zeza mund të çojnë në puçrra të dhimbshme. Ato gjithashtu mund të infektohen. Për shkak se lëkura në veshët tuaj është e hollë, heqja e pikave të zeza nuk është aq e lehtë sa heqja e tyre nga hunda ose zona të tjera. Trajtimi i pahijshëm mund të çojë në infeksione, duke e bërë problemin edhe më keq.

Përdorimi i disa mjeteve të thjeshta dhe efektive në shtëpi do t’ju ndihmojnë me lehtësi të hiqni pikat e zeza brenda apo pas veshëve tuaj.

Kompresa të ngrohta

E lyeni me pak lëng limoni

Përdorni sodën e bukës dhe fërkojeni vazhdimisht tek zona me pika të zeza

Peroksid benzoyl ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve dhe pastrimin e papastërtive.

Pambuk me alkool

Këshilla shtesë

Ju duhet të pastroni veshët rregullisht për të parandaluar vajin e tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës.

Për t’i mbajtur veshët të pastër, përpiquni t’i mbani larg gishtat nga veshët tuaj.

Shmangni shtrydhjen e pikave të zeza pasi ka shumë të ngjarë ta bëjë problemin edhe më keq.

Për të ndihmuar parandalimin e pikave të zeza përdorni produktet pa vaj dhe kremëra mbrojtës.

Zgjidhni produktet e kujdesit të flokëve me kujdes, pasi ato mund të jenë një arsye për pikat e zeza në veshët tuaj.

Gjithmonë pastroni telefonin tuaj dhe kufjet, pasi ato mund të jenë të pista dhe mund të shkaktojnë pika te zeza apo akne në fytyrën tuaj.