Si të ruajmë shëndetin e zemrës gjatë muajve të ftohtë

522
Sigal

KUJDES!Konsultohuni me mjekun tuaj kardiolog, pini lëngje natyral dhe vishni rroba të ngrohta

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ftohja e motit, ndërmjet shumë problemeve të tjera, bëhet shkak edhe për një shqetësim tjetër shëndetësor, sikurse janë sëmundjet e zemrës. Dihet prej kohësh që i ftohti është një ndër armiqtë kryesorë të organit tonë jetik, megjithatë shumë të sëmurë, të cilët në mënyrë periodike shfaqin shqetësime me zemrën, nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur kujdesit që duhet të tregojnë, në këtë prag dimri.

Shumë studime, të kryera nga shoqata të ndryshme shëndetësore, anë e mbanë botës, kanë treguar se ditët e ftohta të dimrit, shoqërohen edhe me një vdekshmëri më të lartë në radhët e njerëzve, të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore të lidhura me zemrën.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf