Si të mbroni sytë nga dielli dhe uji i detit

624
Sigal

Ja këshillat që jep Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë (IAPB)

Syri është organi më i ndjeshëm ndaj dritës së diellit dhe ekspozimet e gjata ndaj rrezeve ultraviolet mund të shkaktojnë plakjen e syrit dhe dëmtimin e shikimit. Pasojat mund të jenë edhe më të rënda, që nga një sërë patologjish si katarakti apo shkatërrimi i retinës së syrit, deri në humbjen e shikimit. Specialistët theksojnë se syzet e diellit janë masa më e mirë mbrojtëse ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Ato duhet të jenë me xhama origjinalë ultraviolet, sepse arrijnë ta mbrojnë syrin nga vala beta e diellit. Mbrojtja që i bën syri vetes nuk është e njëjtë për të gjithë njerëzit, pasi sytë dhe karakteristikat e syve ndryshojnë sipas tipareve të secilit, ku në këtë rast vlen ngjyra e syve.

për më tepër lexoni gazetën Telegraf