Si ndikon piperi i zi në tensionin e gjakut, dhe kujdesi që duhet të tregoni

449
Sigal

Tensioni i lartë i gjakut është një problem serioz për shëndetin.

Ekspertët thonë se një e treta e popullësisë globale vuan nga tensioni i lartë i gjakut, i cili është i trajtueshëm jo vetëm nëpërmjet medikamenteve por edhe ndryshimeve në stilin e jetesës.

Kur tensioni i lartë i gjakut bëhet kronik, ai mund të jetë një faktor rreziku për shumë sëmundje të tjera shoqëruese dhe për vdekshmërinë e hershme.

Ushqyerja është një aspekt i rëndësishëm që ndikon në prevalencën e tensionit të gjakut.

Si ndikon konsumi i piperit të zi në tensionin e gjakut

Disa ushqime dhe pije të caktuara luajnë një rol thelbësor në uljen e tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale.

Kufizimi i kripës në ushqyerje është i rëndësiëhëm për uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit që vuajnë prej tij.

Piperi I zi nga ana tjetër është gjithashtu i mirë për uljen në mënyrë natyrale të tensionit të lartë.

Sipas Revistës Cardiovaskular Pharmacology, piperi i zi përmban një përbërës që njihet si piperina e cila ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Veç tensionit, piperi i zi ndihmon duke përmirësuar tretjen, e cila në vetvete luan rol në metabolizëm por edhe për rënien nga pesha.

Piperi i zi është i pasur me kalium I cili ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe në ekuilibrat e duhura të tensionit të gjakut.

Sidoqoftë, njerëzit që vuajnë nga hipertensioni duhet të tregohen të kujdesshëm me dozat e piperit sepse në sasi të mëdha, ai jo vetëm irriton stomakun por edhe nxit ndjesinë e djegies.

Njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit të gjakut duhet të konsultohen me mjekun përpara se të rrisin konsumin e piperit sepse kombinimi i të dyjave mund të pasohet me një ndikim shumë të fortë në uljen e tensionit të gjakut.