Si bëhet ndërhyrja kirurgjikale kur ndodh zgjerimi dhe çarja e aortës

1753
Sigal

ANEURIZMA / Zgjerimet e enëve të gjakut krijohen si pasojë e arterosklerozës, e cila është një sëmundje që prish murin arterial

Aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë, e cila rrezikon seriozisht jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital. Ja përse vendosëm që në këtë numër të Vital t’ju njohim me rrezikun, mundësitë e trajtimit dhe mbi të gjitha seriozitetin që mbart kjo sëmundje. Gjaku në trupin tonë shpërndahet në të gjitha organet nëpërmjet një ene gjaku kryesore që quhet aorta. Zemra përngjan me rrënjën ushqyese të një peme dhe aorta me trungun e saj. Degët që dalin nga kërcelli apo trungu i pemës janë enët arteriale që çojnë gjak në gjithë trupin tonë. Pra një aortë e sëmurë apo që vuan do të thotë qarkullim defektoz i gjakut që sapo del nga zemra. Një nga sëmundjet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të aortës është zgjerimi i pjesshëm (lokal) i saj, që quhet ANEURIZMA. Këto zgjerime të enëve të gjakut krijohen si pasojë e ATEROSKLEROZES, e cila është një sëmundje që prish murin arterial.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print