Shqipëria rrezikohet nga virusi vdekjeprurës që vjen nga mushkonjat…

581
Sigal

Shqipëria është rrethuar nga rreziku i virusit të Nilit Perëndimor që merret nga mushkonjat.

Dy vendet më të goditura janë Greqia dhe Serbia, ku në total numri I personave të vdekur ka arritur në 37.

Në total, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Greqi është 16, ndersa raste nga infektimi i virusit eshte ne 133 raste. Nje drame vertete te madhe po perjeton ky vend nga përhapja e virusit nga incidentet qe janë zbuluar në shumë komuna, kryesisht në Attica dhe Maqedonin Qendrore

Në 133, raportohen incidentet e njerëzve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi, ndërsa 16 persona kanë gjetur vdekjen qe nga fillimi i vitit, raporton zyrtarisht per mediat vendase Danai Pervanidou, nga Zyra e Kontrollit dhe Parandalimi i Sëmundjeve (HCDCP).

Përfaqësuesi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP) theksoi se: “Për fat të keq përhapja e virusit është mjaft e madhe dhe incidentet janë zbuluar në shumë komuna, me fokus qendror në Atikë dhe Maqedoni Qendrore. Këtë vit kemi shumë incidente që janë diagnostikuar. Ne kemi një fillim të hershëm të virusit të Nilit Perëndimor dhe kjo është shkaktuar nga temperaturat e larta dhe reshjet në verën e hershme Ne mendojmë se jemi në kulmin e incidentit nga mesi i gushtit deri në mes të shtatorit, por kemi pasur incidente të tjera në fillim të tetorit. Qytetarët të marrin të gjitha masat e mbrojtjes personale.

Rreth 80% e njerëzve që janë infektuar janë asimptomatikë, 20% zhvillojnë një infeksion viral dhe 1% me infesksionin e encefalit ose meningjit, dhe këto janë kryesisht sëmundje qe prekin të moshuarit

Kur simptomat zhvillohen, këshillohet të kontaktohet me mjekun e familjes. Simptomat e thjeshta që lindin kur kemi një sëmundje të thjeshtë të Nilit Perëndimor janë ethe, dhimbje koke, diarre, të vjella, humbje intensive dhe lodhje. Por nëse ka simptoma të sistemit nervor qendror, siç është rënia në letargji, përgjumje, aq sa pacienti duhet të trajtohet menjëherë “, perfundon zonja Pervanidou.

Ndërkohë edhe në Serbi situate është dramatike.

Deri më 28 gusht, u regjistruan 213 raste të etheve nga Nili Perëndimor, nga të cilat 21 ishin fatale.

Sipas Institutit për Shëndetin Publik të Serbisë, shumica e rasteve janë raportuar në Beograd (108), si dhe në rrethet Baçka Jugore (36), Banait Jugor (32) dhe Podunavska (11).

Infeksioni i virusit perëndimor të Nilit u regjistrua zyrtarisht për herë të parë në Serbi në fund të korrikut 2012.

Është thënë se është një sëmundje sezonale që ndodh gjatë aktivitetit më të madh të mushkonjave.

Infeksioni transmetohet te njerëzit nga pickimi i mushkonjave të infektuara, ndërsa “rezervuarët” kryesorë të virusit janë zogjtë e egër dhe mund të transmetohen nga njeriu te njeriu.