Shkaqet dhe simptomat e hernies diskale lumbare dhe nervit shiatik. Trajtimi për hemorroidet dhe tirodiet në dimër

397
Sigal

MJEKËSIA/ Sipas nivelit ku ka ndodhur hernia, vihen re humbje fuqie

Hernia diskale lumbare dhe nervi shiatik.

Hernia diskale lumbare është një problem, që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit ose ndryshe zona lumbare.

Çfarë është hernia diskale e belit?

Midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese e peshës dhe që bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në trup. Kjo lëndë quhet disk dhe pikërisht shtytja e kësaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presion mbi palcën kurrizore shkakton të ashtuquajturën hernia diskale. Disku ka trashësi 4-6 mm dhe gjithashtu pengon edhe fërkimin e kockave të shtyllës kurrizore.

A ka lidhje çdo lloj dhimbje beli me hernien diskale?

Dhimbjet e belit mund të shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga sëmundje që prekin sistemin muskulo-skeletar, nga ngushtimet në kanalin e palcës së kurrizit apo edhe nga tumoret e kësaj palce. Bile thjesht edhe qëndrimi në pozicion të gabuar gjatë punës apo gjumit mund të shkaktojë dhimbje të belit. Megjithatë problemi mund të jetë i lehtë sa mund të kurohet me ilaçe apo i tillë që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Prandaj është mirë që në këto raste të merret parasysh këshilla e specialistit.

Dhimbjet e belit mund të shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga sëmundje që prekin sistemin muskulo-skeletar, nga ngushtimet në kanalin e palcës së kurrizit apo edhe nga tumoret e kësaj palce.

Në cilat raste ndodh?

Nëse ngrini pesha të rënda ose pas ndonjë rënieje apo rrëshqitjeje, gjatë pleqërisë si pasojë e dobësimit të disqeve, nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone. Dobësia e muskujve dhe pesha e rëndë trupore.

Cilat janë simptomat kryesore?

Tek hernia diskale lumbare zakonisht shenja e parë është dhimbja e belit. Bashkë me këtë, dhimbja mund të shpërndahet edhe nëpër të dyja ose njërën kofshë apo këmbë deri tek gishti i madh. Këtu futen edhe shqetësimet e nervit shiatik. Këto shqetësime mund të jenë të lehta ose aq sa të ndikojnë rëndë në jetën e përditshme të pacientit. Sipas nivelit apo gradës ku ka ndodhur hernia, mund të vihen re edhe humbje fuqie apo mpirje të ekstremiteteve të poshtme. Në rastet ku palca e kurrizit është prekur rëndë, pacienti mund të vuajë edhe nga mosparandalimi i urinimit dhe jashtëqitjes. Gjatë qëndrimit në këmbë për një kohë të gjatë, kollitjes apo ngritjes së ndonjë peshe të rëndë, dhimbja shtohet. Mund të vihen re edhe ndryshime refleksesh të asaj zone, si refleksi i akilit apo patelës.

Si vendoset diagnoza në këtë rast?

Këshillohet vizita neurologjike e bërë nga mjeku specialist. Rezonanca Manjetike është një nga aparturat më të mira për zbulimin dhe gradën e hernias diskale. Krahas këtij aparati edhe skaneri apo mjelografia mund të ndihmojnë në diagnostikim. Por rezonanca duhet të jetë primare pasi nuk është invazive dhe ka pamje më të qarta pa radiacion. Simptomat dhe rezonanca janë shpeshherë të mjaftueshme, megjithatë për diagnostikimin diferencial të shtypjes së nervit periferik duhet bërë edhe EMG-ja (elektromjelografia).

Mënyrat e kurimit

Në shumicën e rasteve këshillohet pushim fizik dhe kura me ilaçe (qetësues anti-inflamatuar dhe antispazmotik të muskujve). Gjatë dhimbjeve të lehta këshillohet që personi të largohet nga sforcimet e belit, nga veprime gjimnastikore të kësaj zone dhe tw përdorw të një shtrat ortopedik nëse ka mundësi. Fizioterapia, hidroterapia, masazhi etj., mund të jenë të dobishme. Ndwrsa tek ata që nuk bëjnë dobi ilaçet apo rezonanca, mund të kenë nevojë për operacion. Pra, operacioni duhet lënë për në fund, përveç disa rasteve kur është urgjent pët t’u kryer. Emri i operacionit quhet diskektomi dhe ka disa teknika të ndryshme. Këto operacione i kryen neurokirurgu.

Mjekime popullore

Dafina për bronshitin

Merrni 5-6 gjethe të thara e të grimcuara të Dafinës, lëkurën e 1-2 kokrrave limoni ose portokalli dhe hidhini në 1 litër ujë të sapovaluar. Ena lihet e mbuluar 10 minuta, pastaj kullohet. Pihet 1 gotë 2-3 herë në ditë.

Manaferra për hemorroidet

Në mjekimin e hemorroideve apo majasëllit përdorni 6-7 lugë gjelle gjethe manaferre të grimcuara hidhen në një litër ujë dhe zihen 15 min. Ena lihet e mbuluar 10-15 min, pastaj kullohet. Pihet një gotë 2-3 herë në ditë.

Boçe pishe për tiroidet me mungesë jodi

Për personat që kanë gjendrat tiroide me mungesë jodi, duhet të mbajnë të koka e krevatit në degë pishe me boçen e saj, që çliron jod me grykë hapur nga darka deri në mëngjes.

STUDIMET/ Sa më shumë që nëna ushqen me gji fëmijën, aq më i mirë është shëndeti i të dyve

Dhënia e gjirit ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru.

Studimi i kryer në mbi 130 mijë femra, të cilat kanë ushqyer me gji fëmijët, ka treguar se ato kanë gjasa më të vogla që të përjetojnë sulm në zemër dhe në tru, apo që më vonë gjatë jetës të sëmuren nga ndonjë sëmundje e zemrës. Gratë, të cilat i ushqejnë me gji foshnjat e tyre nuk i bëjnë mirë vetëm fëmijëve të tyre, por edhe vetvetes, sepse në këtë mënyrë mbrohen nga sulmi në zemër dhe tru, pohojnë shkencëtarët. Gratë që kanë ushqyer me gji fëmijët më gjatë se një vit kanë 10% më pak gjasa që të përjetojnë ndonjërën prej këtyre sëmundjeve, në krahasim me ato që nuk kanë ushqyer fëmijët me gji. Mirëpo, edhe të ushqyerit me gji prej një muaji e zvogëlon rrezikun nga sëmundja prej diabetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesteriolit të tepërt. Studimi është kryer në universitetin “Pitsburg” dhe në gratë, të cilat tashmë e kanë kaluar menopauzën. Në mesatare kanë kaluar 35 vjet kur ato i kanë ushqyer fëmijët me gji, çka tregon se të mirat e gjidhënies zgjasin shumë vite. Njëra nga autorët e studimit, dr. Eleanor Bimla Shvarc, sqaron zbulimet e reja tek të cilat kanë ardhur: “Sëmundjet e zemrës janë shkaktari udhëheqës i vdekshmërisë te femrat, kështu që është e rëndësisë vitale që të dimë se çfarë mund të bëjmë në mënyrë që të mbrohemi. Me vite e kemi ditur se gjidhënia është e rëndësisë së madhe për shëndetin e fëmijës, por tani është vërtetuar se është po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e nënës. Sa më shumë që nëna ushqen me gji, aq më mirë për të dy”.