Shëndetësi/ Mutacionet e COVID-19 nuk e kanë fuqizuar atë

321
Sigal

Mutacionet që ka pësuar deri më tani nuk e kanë bërë COVID-19ën më agresiv. Ky konstatim shpresëdhënës është bërë nga University College i Londrës, që ka analizuar gjenomat virale të mbi 46 mijë të infektuarve në 99 vende të botës.

Shkencëtarët kanë arritur të dokumentojnë deri më tani mbi 12 700 mutacione. Asnjëri prej tyre nuk rezulton të ta ketë bërë virusin më të rrezikshëm dhe më ngjitës. Ekspertët thonë se ky është një lajm i mirë për zhvilluesit e vaksinave, të cilët do ta kenë më të lehtë t’i përshtaten formave jo shumë të ndryshueshme të COVID-19 për muajt e ardhshëm.

Kjo nuk do të thotë se zhvilluesit e tyre duhet të rrinë të qetë, pasi disa shkencëtarë thonë se vaksinat mund t’ia lehtësojnë përhapjen mutacioneve më rezistente të virusit, duke e vënë njerëzimin përballe sfidave më të vështira në mesin e kësaj pandemie.

Sakaq, grupe të ndryshme ekspertësh hedhin dyshime mbi efektshmërinë e vaksinës së Oksfordit. Rregullorja parashikon që diferenca e madhe e përqindjes së grupeve të personave ku jep efekt nga 70 në 90% e ve në dyshim sigurinë e saj. Astra Zeneca njoftoi se do të masivizojë testimin e saj.