Sezon festash – Nigeria konfiskon 2.5 ton oriz plastik

441
Sigal

Nigeria ka konfiskuar 2.5 ton oriz plastik të kontrabanduar në vend nga disa biznesmenë, sipas shërbimeve doganore.

Shefi i doganës në Lagos, Haruna Mamudu, tha se orizi fals ishte nisur për tu shitur në markete gjatë sezonit festiv.

Ai pohoi se orizi ishte shumë i ngjitshëm pasi zihej dhe “vetëm zoti e di çfarë do mund të kishte ndodhur” nëse njerëzit do e hanin.

Nuk dihet ende nga erdhën thasët e konfiskuar por vitin e kaluar në Kinë është gjetur oriz plastik.