Sëmundja e rrallë, adoleshjentja loton gjak

465
Në Britani një çregullim i rrallë që ka një 17-vjeçare ka lënë pa fjalë mjekët, të cilët nuk kanë një përgjigje lidhur me këtë. Viktimë e këtij çregullimi misterioz që i shkakton gjakderdhje nga sytë dhe veshët dhe në përpjekje për të gjetur një kurë, është adoleshentja Marnie Harvey. Gjendja e saj nisi në vitin 2013, kur u zgjua në mëngjes jastëkun e larë me gjak. E tmerruar nga ajo që pa, mamaja e saj e dërgoi menjëherë në spital, ku pavarësisht analizave të shumta asnjë problem shëndetësor nuk u konstatua nga mjekët. Që prej asaj dite gjendja e saj është përkeqësuar dhe përveç gjakderdhjes së pazakontë nga sytë, veshët dhe hunda, tashmë ka nisur të ketë edhe nga thonjtë e dorës dhe këmbëve dhe kjo i ndodh deri në pesë herë në ditë. Rasti ka shtangur mjekët dhe një pjesë e tyre janë gati të vënë dorën në zjarr se bëhet fjalë për rastin e vetëm në botë me këtë sindromë. Aq misterioze është gjendja e adoleshentes sa askush nuk është në gjendje ta quajë sëmundje, sindromë apo çrregullim. Dyshimi kryesor i gjithë stafit të mjekëve që është marrë me rastin në fjalë e lidh gjendjen e 17-vjeçares me migrenën.
Sigal