Rikuperim i zemrës me spray. Lëshon dy biomateriale që nxisin rigjenerimin

487
“Lyerja” e zemrës me një llak të veçantë mund të nxisë riparimin e muskujve të zemrës, pas pësimit të një ataku. Gjithçka bëhet e mundur me një trajtim minimalisht invaziv. Pikërisht këtë premton studimi i kryer nga Universiteti i Karolinës së Veriut. Shpikja është e bazuar në biomateriale që spërkaten direkt në sipërfaqen e zemrës dhe që formojnë një xhel që ndihmon rigjenerimin e indeve, pa patur nevojë për qepje dhe kirurgji të hapjes së gjoksit. Shkencëtarët theksojnë se studimi është një hap përpara përsa i përket ndërhyrjeve për rigjenerim , të cilat kërkojnë kirurgji. Testet e realizuara në kafshë kanë dhënë rezultate të mira. Autorët e studimit u frymëzuan nga spray ngjyrosës i përdorur në industrinë e ndërtimit. Llaku që ata kanë realizuar përbëhet nga dy biomateriale poroz që nxisin riparimin e zemrës dhe që gjithashtu paraqesin një zgarë për të transportuar në nivel lokal medikamente apo faktorë të rritjes. Qëllimi është për të nxitur formimin e qelizave të reja të zemrës.
Sigal