Reumatizma, arsyet pse nuk duhet kuruar me mjekime popullore

1261
Sigal

Shkaktarë veç klimës, ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik. Nëse s’kurohet dëmton zemrën, sytë veshkat dhe mëlçinë

Reumatizma është një nga sëmundjet që prek të gjitha grupmoshat. Si e tillë, asaj i duhet kushtuar një rëndësi e veçantë nga të gjithë pacientët e prekur prej saj. Ka rëndësi që sëmundja të kapet në kohë. Për shembull: po u kap osteoporoza në kohën kur kocka ka pësuar thyerje, pra është ndëshkuar nga fraktura, është tepër vonë për shëndetin dhe garancinë e jetës së qytetarit. Mjekët rumatologë ndeshen shpesh me raste të tilla. Pacientët shkojnë në kirurgji me thyerje të kockave të femurit nga osteoporoza dhe pasojat janë të pariparueshme. Neglizhenca ka pasoja. Polimialgjia reumatike është sëmundje që shfaqet me dhimbje muskulare të veçanta në moshën 50 vjeç tek gratë dhe 60 vjeç tek burrat. Zbulohet me shumë vështirësi edhe nga specialistët. Kjo shoqërohet me sëmundje të tjera, për shembull me vaskulitet, me dëmtim të enëve të gjakut. Dhe çfarë ndodh? Sëmundja e çon njeriun në verbim të plotë. E kuptoni se çfarë do të thotë të neglizhohet konsulta me mjekun specialist, të humbësh shikimin, të bëhesh plotësisht i paaftë për veten dhe familjen? Vetëm nga mos kujdesi. Të mos harrojmë më pas se reumatizma e pa kuruar dëmton zemrën, veshkat, mëlçinë etj..

Klima 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf