Rënia e flokëve, simptomë post-covid, studimi: Mund të çojë në humbje të pakthyeshme

54
Sigal

Lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbjet e gjoksit janë të gjitha efektet afatgjata më të njohura që vazhdojnë disa muaj pas infeksionit me koronavirus.

Por sipas një dokumenti të ri shkencor, pothuajse një e katërta e të mbijetuarve nga COVID, mund të duhet të përshtaten me humbjen e flokëve.

Studimi, i botuar në “The Lancet”, zbulon se 359 nga 1655 pacientë të shtruar në Wuhan, Kinë, kishin përjetuar rënie të flokëve gjashtë muaj pasi ishin shëruar nga COVID.

Dermatologët thonë se humbja e flokëve është një përgjigje normale fiziologjike ndaj një ngjarjeje stresuese si një sëmundje infektive.

Sipas tyre, kjo gjendje është e përkohshme, por COVID mund të lidhet edhe me gjendje si alopecia, e cila mund të çojë në humbje të pakthyeshme të flokëve.

Autorët kinezë të studimit dëshironin të hetonin pasojat afatgjata shëndetësore të COVID, të quajtura “COVID i gjatë”.

Këto simptoma, thonë ata, mbeten kryesisht të paqarta, megjithëse deri më tani janë renditur 14 simptoma, duke përfshirë lodhjen, pagjumësinë, marramendjen, dhimbjen e kyçeve,depresionin dhe ankthin.