Receta me llumin e kafes që zëvendëson kremrat

652
Sigal

Tendenca e produkteve natyrale për çdo problem të lëkurës është bërë gjithmonë e më dominuese. Për të ndihmuar lëkurën të pastrohet nga qelizat e vdekura, të jetë e shkëlqyeshme dhe e butë, një scrub natyral me llumin e kafes është zgjidhja më e mirë.

Si përgatitet: Mjafton një përzierje e llumit të kafes turke me pak vaj ulliri dhe disa pika limoni. Pasi të kesh përftuar masën homogjene, fillo aplikoje në trup, por edhe fytyrë dhe masazho lehtë me mollëzat e gishtave. Pas disa minutave, shplaje trupin normalisht. Kaq e thjeshtë! Llumin e kafes mund ta kombinosh edhe me kripë, vaj natyral dhe disa pika vaji esencial, sipas preferencës.