“Pse rrezikohen fëmijët nga gripi dhe pse  ndalohen kategorikisht antibiotikët gjatë tij”

1174
Mother taking care of her sick daughter
Sigal

Flet Dr. Gëzim Gjata, mjek pediatër: Gripi është sëmundje infektive akute me frekuencë nga më të dendurat në rruzullin tokësor

 

Situata e gripit tek fëmijët dhe të gjitha shfaqjet tij duke përfshirë: shkakun e gripit, shenjat klinike, kujdesi që duhet treguar, komplikacionet, trajtimi i pacientëve, dhe vaksinimi. Për këtë na shpjegon Dr. Gëzim Gjata, mjek pediatër. Sipas tij, i sëmuri duhet të rrijë në shtrat, në kondita shtëpie, ngrohtë, duhet të pijë sasi të madhe lëngjesh.

Si shfaqet gripi?

Gripi ose influenca është sëmundje infektive akute me frekuencë nga më të dendurat në rruzullin tokësor. Kjo shkaktohet nga tre lloj virusesh A, B, C. Virus i fundi nuk  shkakton sëmundje infektive tek njerëzit, kurse A dhe B japin sëmundshmëri tek njerëzit, tek shpendët, tek kafshët e ndryshme si: derrat, kuajt, këto të fundit janë edhe rezervuar i gripit në periudhën, kur nuk ka grip tek njerëzit. Atëherë më i rrezikshëmi, më i denduri ose më klasiku është gripi nga virusi A, i cili ka dy lloj antigjenesh: H dhe N. Hemoglotininë dhe Neuroaminidasë. Këto të dy paraqesin aftësinë, që të japin sëmundje, virilente dhe tendencën për t’u përhapur, për t`u shërndarë, për t`u ngjitur. Këto të dy ndryshojnë. Sipas emërtesës ka virusi A, H1N1, virusi A, H3N2. Këto janë 2 viruset A, që janë më të shpeshtit për momentin dhe që të dy këta viruse përbëhen në vaksinën që aplikohet. Përveç tyre është edhe virusi B në vaksinë. Virusi B është më i lehtë, kur jep sëmundshmëri. Ai një herë në një vit dhe 30 vjet ndryshon vetitë antigjenike dhe këta njerëz që e marrin virusin, që nuk e kanë kaluar më parë këtë grip. Kap pothuajse të gjithë rruzullin tokësor dhe është shumë i egër në shenjat klinike që shfaq. Kurse një herë në vit ose një herë në dy vjet, ky bie dhe çdo vit, kap vetëm 10 % të popullsisë, derisa e mbaron atë 100 % e tij. Pra ai nuk i prek të gjithë njëherësh si grip.

Cilat janë shkaqet dhe shenjat klinike të tij?

Ky lloj virusi si të gjithë viruset e tjerë është intraqelizor dhe kap rrugët e frymëmarrjes. Pra viusi A edhe B-ja. Ka veti që të përhapet nëpërmjet kollitjeve, pra atyre copëzave të pështymës, teshtitjes, të folurës dhe nëpërmjet lodrave ose mjeteve të tjera. E ka periudhën e fshehtësisë nga një deri në tre ditë, nga 24 deri në 72 orë dhe pas kësaj ai shpërthen. Fillimi i virusit është shumë i përgjithëshëm, ka dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kockash pastaj hipën temperatura, e dridhura me ethe, temperatura mund të jetë edhe në shifrat deri në 380 dhe shkon 390 deri në 400. Kjo zakonisht mban nga 3 deri në 5 ditë ka raste që shkon edhe 7 ditë. Por tre ditët e para temperatura është shumë e lartë dhe është e papërkulshme ndaj ulësve të temperaturës. Temperatura e gripit dhe e çdo lloj sëmundjeje, por në përgjithësi e virozave dhe infeksioneve bakteriale, është aleate me njeriun. Pra, temperatura është me ne, nuk është me sëmundjen. Ngritja e temperaturës nga ana e organizmit bëhet vetëm për t`u mbrojtur. Organizmi e ngre temperaturën që të ngordhë mikorbin ose virusin, sidomos në këtë rast. Ne duke e ulur në mënyrë të egër duke përdorur shumë ilaçe, jo vetëm që bëjmë dëm, por duke ulur temperaturën, i heqim aftësinë mbrojtëse organizmit. Ka edhe prerje të oreksit, dhimbje gryke, të vjella, ndonjëherë edhe dhimbje barku. Kur kanë të vjella dhe dhimbje barku quhet forma gastrointestinale, e aparatit tretës.

Komplikacionet e gripit?

Këto shenja zgjasin 3 deri në 5 ditë dhe temperatura garadualisht ikën, por gjatë kësaj kohe duhet të kemi kujdes pasi mund të japë komplikacione. Komplikacione të gripit janë: bronkopneumonia nga vetë gripi, është encefaliti, miokarditi, perikarditi. Pra janë disa sëmundje që i jep vetë virusi. Kurse mbasi ikën gripi, bie temperatura, përmirësohet gjendja e përgjithëshme, kalon disa ditë, më pas mund të japë komplikacione që janë dytësore ose nga mikrobet, nga bakteriet. Ato janë: pneumonia, sinoziti, otiti.

Grupmosha më e rrezikuar?

Fëmijët nga 6  muaj deri në  2 vjeç janë më të rrezikuar për të pasur komplikacione dhe këta janë kontigjenti që shtrohen në spital. Vaksina tek fëmijët nën 3 vjeç bëhet dy herë. Bëhet gjysëm doze në moment, në tetor kur fillon vaksinimi dhe tjetra bëhet pas një muaji. Kjo në vitin e parë. Kurse nëse do të vazhdosh çdo vit, do ta bësh vetëm një herë. Vaksina me virus të gallë të dobësuar bëhet me spraj në hundë dhe nuk bëhet në fëmijë nën 5 vjeç. Fëmijët që vuajnë nga astma janë të detyruar të bëjnë çdo vjeshtë vaksinë. Fëmijët që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërisë, të zemrës, të veshkave, me diabet.  

Si do të trajtohet një njeri që është  me grip?

Gabimisht ndërhyhet me shumë antibiotikë. I sëmuri duhet të rrijë në shtrat, në kondita shtëpie, ngrohtë, duhet të pijë sasi të madhe lëngjesh. Kjo duke filluar nga uji, çajrat, nga lëngjet e frutatve, sidomos agrumet dhe suprat. Për të bërë ulje temperature ndalohet rreptësisht përdorimi i aspirinës. Duhet të përdoret paracetamoli, që jepet një herë në 4 orë dhe jo më shumë se kaq, sepse duhet të reflektohet doza. Kjo pasi ka ndodhur që janë helmuar me të, kur e kanë përdorur në sasi të mëdha, kanë ndodhur edhe vdekje. Të përdoret edhe Ibuprofeni. Kjo është zgjedhje e dytë, pas paracetamolit. Jepet një herë njëri dhe alternohet dhe jepet tjetri në mënyrë që të mos mbingarkohemi vetëm me njërin. Për gripin ka vaksina. Janë dy lloj vaksinash. Njëra është me virus të ngordhur dhe me atë që është i dobësuar, por i gjallë. I pari jepet më në masë. Ai bëhet gjilpërë tek fëmijët nga 6 muaj deri gjithë moshën e fëmijërisë dhe tek të moshuarit mbi 55-65 vjeç, të tjerët jo. Përveç të sëmurëve kronikë që e marrin vaksinën.

Somario

Fëmijët që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërisë, të zemrës, të veshkave, me diabet dhe astmë janë të detyruar të bëjnë çdo vjeshtë vaksinë

 

 

Mjekime popullore

 

02

 

Nenexhik

Në sëmundjen e stomakut përdoren 3-4 lugë gjelle gjethe të grimcuara të barit të bletës hidhen në një litër ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar 10-20 min, duke e tundur herëpashere. Pastaj kullohet dh e ëmbëlsohet. Pihet 2-3 gota në ditë.

 

03

Kumbullat e thata kundër aterosklerozës

 

Studimi tregon ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

 

Një studim  në kafshë eksperimentale ka treguar se konsumi i kumbullave të thata ngadalëson zhvillmin e arterosklerozës, sëmundje inflamatore e enëve të gjakut e cila sjell deri tek paraqitja e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare dhe konsiderohet si shkaktari kryesor i vdekshmërisë në kohën kur jetojmë. Kumbullat e thata janë konsideruar positive për aparatin tretës, mirëpo studimi i ri tregon për ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Më parë, po ashtu është treguar së kumbullat e thata ulin nivelin e LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq), dhe në këtë mënyrë parandalojnë edhe zhvillimin e aterosklerozës. Kumbullat e thata përmbajnë përbërës të ndryshëm, siç janë kaliumi, magnezi dhe bori, të cilët kanë aktivitet të lartë antioksidues dhe  mendohet se është pikërisht kjo arsyeja për veprimin pozitiv në shëndet.