Pse ndjehemi të lodhur gjatë ditës?

435
Gjatë ditës shpesh ndihemi të përgjumur dhe të lodhur dhe si zgjidhje shumë prej nesh gjejnë konsumimin e një kafeje tjetër që sipas specialistëve nuk duhet të bëhet. 
Dr Marilyn Glenville shprehet se është shumë e rëndësishme që fillimisht të kuptoni arsyet pse ndjeheni kështu pasi mund të jenë simptoma të një gjendjeje shëndetësore.
Disa nga mënyrat që rikthejmë energjitë janë;
Anemia
Simptomat përfshijnë marrje mendsh, lodhje dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Këshillohet të merrni hekur por në një sasi të ekuilibruar në trupin tuaj.
Ushtrimet fizike
Stërvitja dhe ushtrimet fizike janë faktor i rëndësishëm në shterimin e energjive tuaja. Mos bëni palester në mënyrë intensive para se të flini dhe zgjidhni mënyra si aerobi apo vrap për të qëndruar më në formë.
Depresioni
Gjëndja e rënduar emocionale dhe shpirtërore mund t’iu bëjë të ndjeheni pa energji dhe të pa motivuar përgjatë ditës. Dr.Glenville sugjeron të merrni ajër të pastër në mënyrë që të qetësoheni dhe të kontrolloni stresin.
Diabeti dhe problemet me sheqerin
Ndodh shpesh herë që ata që vuajnë nga diabeti kanë një sasi shumë të madhe sheqeri në organizëm sa që nuk e kthejnë më dot në energji. Nëse ju ndodh kjo rekomandohet të merrni disa mjekime.
Dehidratimi
Dehidratimi ndodh kur humbasim më shumë lëngje se sa marrim dhe kjo shkakton që të ndjehemi të lodhur. Mos prisni derisa te keni etje por pini 6-6 gota me ujë apo lëngje në ditë.
Pagjumësia
Gjumi gjatë natës është një ndër shkaqet kryesore pse nuk kemi energji ditën tjetër. Që të keni një gjumë të rehatshëm sigurohuni që dhoma juaj të jetë e rehatshme dhe me temperatura optimale.
Sigal