Provojeni /Kombinimi që bën magji për trupin tuaj!

547
Sigal

Një kombinim që bën magji për trupin! Kështu cilësohet kombinimi i vajit të ullirit me dafinën, për shkak të vetive të mëdha shëndetësore që ka.

Ju duhet një grusht me gjethe dafine dhe një enë me gjysmë litri vaj ulliri.

Copëtojini gjethet e dafinës dhe hidhini në një kavanoz qelqi të cilin duhet ta mbuloni me vaj. Më tej këtë kavanoz mbylleni mirë dhe përziejeni në mënyrë të njëtrajtshme dhe më pas lëreni në një vend të errët për dy javë.

Pas kësaj kullojeni dhe merrni vajin e pastër. Mund të konsumoni nga një lugë esëll çdo ditë, por gjithashtu mund të fërkoni kyçet nëse ju dhembin.

Nga një lugë vaj i tillë qetëson sistemin nervor, forcon sistemin imunitar, përmirëson shëndetin mendor, lehtëson dhimbjet dhe ul temperaturën e trupit.

Po ashtu përmirëson shëndetin e veshkave dhe atë të stomakut.