Prof. Dr. Kim M. Drasa: PSA e lartë – Biopsia negative. Çfarë duhet të bëjmë dhe trajtimi i kancerit të prostates

271
Sigal

Prof. KIM është personi i vetëm, jashtë BE, i cili thirret, në diskutimin për kancerin e Prostatës, në Qëndrën Ndërkombëtare të Studimeve Parlamentare (ICPS), në Bruksel.

Prof. Kim i morëm intervistën për këtë problem madhor botëror.

Prof.KIM! Si është kjo Qëndër në Bruksel?

Në Bruksel ka një qëndër për studimet parlamentare ndërkombëtare (Internacional Center Parlamentari Studies-ICPS) dhe është nën drejtimin e Z.JOHN BOËIS (ish ministri shëndetësisë UK). Kjo qëndër, organizon dy takime në vit, në nivel SENIOR Round-table, ku normalisht thirren 15 personalitete të mjeksisë Europiane dhe 30 deputetë të PE për kancerin e Prostatës dhe Kancerin Vezikës urinare. Personalisht, më ftojnë si specialist i njohur në Europë për zbulimin dhe trajtimin e këtyre dy lloj kancereve (në Bruksel. I pyeta:”Pse më keni thirrur vetëm mua? Përgjigja ishte:”Si një nga ekspertët më të mëdhenj, në Europë, për kancerin e Prostates. Dhe kur i pyeta që pse nuk kanë thirrur shefin e klinikës Prof. M.Xhani ose drejtorin e Onkologjikut Prof: A. Sollaku dhe përgjigja e tyre ishte: -Nuk njifen në Bruksel”). Në këto dy takime vendoset se si do të zbulohen sa më parë këto dy sëmundje si edhe sa fonde do i kërkohet Parlamentit Europian, për të arritur këto zbulime, mundësisht, në fazën fillestare, sa më të hershme.

Çfarë u tha për kancerin e Prostatës?

Kanceri i Prostates është kancer shumë i përhapur dhe me prevalencë në rritje. Diskutohen tre probleme madhore: 1) A njihet në popull dhe nga mjeku i familjes rëndësia e testimit të PSA? 2) Mosha që duhet të fillojë check-up për përcaktimin e PSA? 3) PSA e lartë-biopsia negative, çfarë të bëjmë?

A mund të na sqaroni diçka më tepër për PSA?

PSA është analiza e parë që është zbuluar për të përcaktuar nëse pacienti-ka kancer Prostate: PO apo JO. Por duhet të theksoj dhe sqaroj sa më qartë se: 1) Prostatit Specifik Antigen (PSA), i cili që nga emri shkencor që ka duhet ta kuptoni, qartësisht, se është:

* Specifik vetëm për Prostatën, pra që prodhohet vetëm në Prostatë dhe në asnjë organ tjetër, të trupit dhe *PSA nuk është specifike për kancerin e PROSTATES, pra nuk do të thotë që edhe nëse pacienti ka PSA të lartë (mbi 4ng/ml), ka patjetër kancer PROSTATE. *Për më tepër që edhe kur pacienti e ka PSA të ulur, brënda normës nuk do të thotë që pacienti nuk ka kancer Prostate. * 30% e pacientëve, të diagnostikuar me Kancer Prostate kanë qënë me PSA brënda normës (Norma 0-4 ng/ml). *Ky përcaktim si normale i PSA ka ndryshuar tani bile është ulur deri 0-2.5 ng/ml.

Prof. KIM, kjo që po deklaroni është hera e parë, që e dëgjojmë. A mund të na thoni diçka më tepër?

Konkretisht, këtu dua të sqaroj më qartë për nocionin e shpejtësisë të rritjes PSA (PSA-Velocity). Konkretisht po e shpjegoj me një shëmbull: Pacienti ka bërë PSA para një viti dhe i ka dalë 1ng/ml, pra brënda normës. Tani bënë përsëri testin e PSA, i cili del 2 dhe më keq, akoma kur i del 3 ose 4ng/ml. Konkretisht, në të treja rastet del brënda normës por për mua si profesionist nuk është normale bile 90% pacienti ka kancer prostate. Kjo shpjegohet me këtë arsyetim: *PSA nuk mund të rritet, si normalisht, asnjëherë deri në 1ng/ml, në vit dhe aq më keq akoma kur rritja është 2-3ng/ml. PSA, normalisht, me rritjen në moshë mund të rritet deri 0.15 ng/ml, në vit. Vetëm nga mungesa e njohurisë të këtij termi-‘PSA Velocity,’ janë marrë në ‘qafë’ gjithë ata pacient (TMERR).

Prof.KIM, atëhere në Shqipëri paska ardhur ‘CUNAMI’ me këta pacient sepse në Tiranë, pacientët vizitohen nga kirurgët e lagjeve, të cilët nuk janë urolog se gjoja nuk ka urolog për në shërbimin ambulatory?

Qysh prej Nendor 2014, seanca e ICPS (Bruksel), ku u ftova për herë të parë, paraqita një raport për këtë problem alarmant dhe të gjithë të pranishmit u skandalizuan nga ky handicap që kirurgët e lagjeve, në Europe quhen: KIRURG KOMSHI (neighborhoods surgeon), pra meren vetëm me nonjë gërvishtje, plagë, etj.

Prof.KIM, si ishte raporti i plotë që paraqitët në atë seancë, në Bruksel?

Raportimin po e citoj teksualisht, fjalë për fjalë, ashtu sic e paraqita, në BRUKSEL:

”ALARM- anija me pacientë me kancer PROSTATE, në TIRANË, po mbytet dhe po lëshojnë sinjalin ‘SOS’. Pacientët e diagnostikuar me kancer Prostate, në faza të avancuara deri me metastaza kockore dhe të organeve të brëndshme është tre-fishuar (Tirana me 1milion banorë). Kjo ka ndodhur, sepse që prej qershor 2010, pacientët me probleme urologjike konsultohen nga kirurgët/ët e lagjeve, të cilët/at janë të specializuar vetëm për plagë, lipoma, infexione lëkure, pra nuk janë as kirurg të mirëfilltë dhe aq më keq se nuk janë kurrë urologe. Pacientët kanë protestuar në terren, TV, media, parlament, ministrin e shëndetësisë, por akoma pa zgjidhje. Kjo po ndodh, sepse autoritetet nuk janë të ndërgjegjësuar, që këta “kirurg”, mund të bëhen deputet, kryetar bashkie (me një urdhër partie), por kur nuk mund të bëhen Urologë pa bërë 5 vite specializim për kirurg-urolog. Në emër të pacientëve dhe në emër të shoqatës urologëve dhe sexologëve, JU kërkoj që të ndërhyni në ministrinë e Shëndetësisë shqiptare që ky urdhër, absurd, të anullohet (Cancelohet) sa më parë.

Prof.KIM, a paraqitet ndonjë raport në këtë takim për rastet, që thatë që janë me PSA të lartë, por me BIOPSI negative?

Sic ju thashë më sipër që kjo pyetje do një intervistë, më vehte, prapseprapë, po ju tregoj raportin që paraqita në BRUKSEL: “Në SHQIPËRI, e kanë të kufizuar mundësinë për të bërë biopsinë në spitalet publike për munges të mjeteve, të domosdoshme, për të bërë biopsin, për arsye subjektive dhe objektive???!!!! Kjo ndodh se ISKSH ka nxjerrë një rregullore që po nuk u bë biopsia nuk i jepen medikamentet, me rimbursim, kundra kancerit Prostates?! Prandaj pacientët tanë i drejtojnë tek spitalet private ku kushtojne 200-300 euro. Por populli im është shumë i varfër. Kam patur raste që kam menduar se pacienti ka kancer Prostate dhe i kam dhënë mjekimin, pa bërë biopsinë, sepse pacienti si shumica e tyre, nuk kishte mundësi ekonomike për të bërë biopsi prostate tek privati se në QSUT nuk kishte mundësi objektive dhe kështu e lanë 6 vite pa mjekim (me rimbursim). Pacienti i blente pa rimbursim. Pas 6 viteve?? i bënë biopsinë, në QSUT dhe pacienti doli me kancer Prostate dhe i dhanë mjekimin me rimbursim që ia kisha rekomanduar. Por sikur ky pacient mos të kishte filluar mjekimin që ia rekomandova, ai pas këtyre 6 viteve do kishte ikur në botën tjetër. Konkretisht, po ju përgjigjem pyetjes që më bëtë dhe që është pyetja më llogjike që po bëhet, në të gjithë botën: Pacientit i del biopsia negative (Normal) dhe ai nuk ka mundësi ekonomike ta përsërisë biopsinë e Prostatës, siç rekomandohet në Europë. Trajtimi i një pacienti me PSA të lartë por me biopsi negative të Prostatës, për gjithë botën është një ngërç, një dilemë shumë e madhe klinike. PSA e lartë është një shkak që duhet të përfshihemi, të gjithë në kokat e Europës për kancerin e Prostates, për ta zgjidhur, por pyetja është: “Si duhet, ne, të përfshihemi? Pra për ta përcaktuar qartësisht që pacienti është: *PO ose JO*, me kancer Prostate. *Një biopsi negative nuk do të thotë që pacienti nuk ka kancer Prostate sepse një në katër pacientë, me biopsi negative të Prostatës, janë aktualisht me kancer Prostate. Normalisht bëhen 12-core, çpime, në Prostate, (nga 4 çpime me gjilpër-biopsie, në 3 drejtime). Ka pacientë që ju dalin 2 ose 3 biopsi negative të Prostates edhe kur kanë PSA të lartë. Konkretisht, një pacient mund të ketë PSA të lartë deri në 10ng/ml si dhe Prostatën e madhe, deri 110gr (raste personale, në klinikën time). Pra, rasti tregon që PSA është e lartë vetëm nga zmadhimi beninj i Prostatës dhe qartësisht nuk ka kancer Prostate. Një PSA e lartë me biopsi negative, të Prostates është një ndodhi e zakonshme, sepse në 12-core biopsi, ju mungone sinjifikatisht, klinikisht diagnoza për Kancer Prostate. Të dhënat e fundit, sygjerojnë që teknika standarte e bërjes të biopsisë Prostatës mund të gabojë deri në 50%, të rasteve, të diagnostikuar me kancer Prostate (KANCERI -7 m/m). Pra këtu lind pyetja se çfarë imazhi duhet të përdorim si një hap ndërmjetës përpara bërjes Biopsise tek ata pacientë, të cilët mendohet se mund të kenë Kancer Prostate? Ky imazh duhet t’i bëjë, realisht, të mundur, ekipit të specializuar për të vlerësuar deri në 100% se pacienti: Ka apo Nuk ka Kancer Prostate. Njëra nga këto metoda, me precision të lartë për mendimin tim është Magnetic Resonance Ultrasound (MR-US) Fusion Guide Biopsy: Pra qartësisht, gjilpëra e biopsisë, e cila futet në Prostate, nga anusi, për të marrë pjesë nga Prostata për të parë në mikroskop, të bëhet jo si po bëhet rëndom, por të bëhet nën drejtimin e rezonancës magnetike, në të njëjtën kohë; Për më tepër, pasi të fiksohet vëndi ku mendohet që është kanceri, në atë drejtim të futet gjilpëra e biopsisë. Mendova të paraqes këtë variant si më të qartë duke kujtuar taktikën që kam përdorur kur isha në specializim për kirurgji të përgjithshme, në rastet kur na vinin pacient/e që ju kishte hyrë në shputën e këmbës ndonjë trup i huaj (cop qëlqi, gozhdë, gjilpërë, ashkël druri, etj). Këto trupa të huaja nëqoftëse hiqen menjëherë është shumë e kollajshme, por kur qëndrojnë për kohë të gjatë, në trupin tonë, ato rrethohen me inde, të cilat fortësohen. Imazherin e përdorim si qëllim për të seleksionuar më mirë pacientët, për të bërë biopsinë e Prostatës. Kjo teknikë ka bërë që në USA janë zbuluar që 60%-70% e këtyre pacientëve kishin kancer Prostate. Shkalla e përcaktimit të kancer Prostate me teknikën e zakonshme, me 12–core biopsy (shpesh edhe deri në 28 shpime) është afërsisht 22%, krahasuar me shifrën deri 64% të zbulimit të kancerit Prostates, në rastet kur biopsia bëhet nën drejtimin e MRI me Ultrasound. Pra del qartë superioriteti kur biopsia bëhet me këtë mënyre, sepse nga një arithmetikë e thjeshtë del që me biopsinë e zakonshme kemi ndikuar për keq, sepse 42% e pacientëve merren në “qafë” se, gjoja, ata kanë kancer Prostate, por ju del që: “Nuk kanë kancer Prostate”?!

 Prof.KIM, çfarë mesazhe përfundimtare keni për lexuesin, për këtë problem shumë serioz?

Burrat duhet patjetër një herë në vit të bëjnë check-up e PSA se kjo është e vetmja, fillestare, për popullin fukara. Burrat të cilëve ju del PSA mbi normë, duhet që check-up tjetër ta bëjnë të nesërmen ose pas një jave. PSA mund të jetë e lartë në: a) Kondicionet beninje të Prostatës (Zmadhimi beninj Prostates); b) Prostatitis (Infeksion Prostate); c) Pas futjes të kateterit në veziken urinare, aq më keq kur e ka kateterin; d) Pas bërjes të Cystoskopis; e) Pas bërjes të biopsis; f) Pas vizitës me gisht, nga Anusi, të Prostatës (DRE). PSA rritet edhe nga faktori genetic Obeziteti. Medikamentet (disa lloje). Burrat mos të jenë të qetë kur PSA e kanë në normë nëqoftëse kanë ndonjë symptom ose shënjë tjetër si: *Dhimbje beli, *Këllqeve, në qetësi; *Semeni (Sperma) me ngjyrë të errët ose me gjak, etj. Absolutisht, ka pacientë me kancer Prostate, me PSA në normë. Kjo shifër është që 30% e kancer Prostate janë me PSA normal (0-4 ng/ml) dhe 15%, e kësaj shifre janë me kancer Prostate, agresiv dhe me metastaza në Tru, Mëlçi, Kocka. (KIM M. DRASA; kongres botëror, ku morra çmimin e vëndit 1rë, Neë York, nëndor, 2019). Absolutisht, Urologët dhe Onkologët e Shqipërisë duhet ta kenë parasysh këtë ndodhi sepse ka pasur raste të tilla që këta specialist, me gjithë lutjet e familjarëve, nuk ju kanë dhënë asnjë qetsues që pacienti të ikte nga kjo botë, të paktën pa dhimbje; (Rast konkret në Korçë, para 16 vitesh dhe familjarët e tij vazhdojnë të jenë të traumatizuar). Rast i qartë që është kryer “Torturë kundër njerëzimit.” Konkretisht, po ju citoj, ashtu siç më ka ardhur lajmi nga USA (se që kur kam marrë çmimin e parë në botë, më kanë përfshirë, në qëndrën në San Francisco me emërtim: “Linking Medical Minds,”(Lidhja e Mëndjeve Mjeksore, botërore) dhe dërgojnë edhe lajme shkencore, të kohës, ku më kërkojnë edhe komentin tim si edhe lajme të tilla, tronditëse). Lajmi aktual është dhe po e citoj, sepse ka lidhje me artikullin dhe ky është në pikën 11: “Pacienti bën check up-in, rutinë, të PSA dhe ajo i del e lartë, mbi normën. Pacienti, me gruan, shkon në vizitë tek urologu i cili i propozon për biopsy Prostate. Ai dhe gruaja pranojnë. Biopsia del kancer Prostate. Urologu i propozon për operacion, për heqjen e Prostatës. Pacienti dhe gruaja pranojnë. Operacioni, kryhet, hiqet Prostata. Sipas rregullores si çdo gjë që hiqet nga trupi, dërgohet për biopsy, pra e gjithë Prostata. Biopsia doli negative, pra Jo për kancer Prostate. Pacienti pati humbje të fuqisë sexuale pra u bë Impotent sexual. Pacienti dhe gruaja u revoltuan. Gruaja e hodhi në gjyq ekipin dhe urologun dhe kërkoi 26 milion dollar, dëmshpërblim. Mbas 2 vitesh, gjykata supreme dha përfundimisht, vendimin që pacienti do dëmshpërblehesh me 23 milion dollar.” Absolutisht, raste të tilla ka pas edhe në Shqipëri, por këtu nuk ka gjykata si në USA. Fatkeqësisht, ka ndodhur edhe këtu: Pacienti, 45 vjeç, pëson bllokim akut urine. Shkon në QSUT, i vendosin kataterin dhe çuditërisht i propozojnë për operacion të Prostatës, duke e trëmbur pacientin se gjoja ka “Bomb me Sahat.” Pacienti pranoi por pas operacionit ai u bë impotent sexual. Kjo është dramë e madhe familjare. Pacienti, miku im, erdhi në poliklinikë dhe m’i tregoi këto. “I bërtita” pse u operua pa aprovimin tim, por ai më tha që unë isha, jashtë shtetit, në kongres. Personalisht nuk do ta lejoja kurrë të operohesh se edhe pacientë që janë bllokuar, nga urina 2-3 herë, i kam shpëtuar nga operacioni dhe kanë jetuar deri në fund të jetës, pa kateter dhe pa operacion. Në Shqipëri po vazhdon, fatkeqësisht, që mos të zbatohet protokolli para operacionit (kujtohuni vet ose pyesni miqtë, që janë operuar nga Prostata). Protokolli duhet të zbatohet dhe po nuk u zbatua, veprimi i urologut i kalon kodit penal. Protokolli të detyron që para operacionit, urologu duhet të shkruajë në kartelë, rrezikun e dy efekteve anësore të rënda, që mund të ndodhin pas operacionit të Prostatës qoftë edhe me TUR-P ose me rreze siç e di populli. Dy dëmtimet që mund të ndodhin, pas operacionit janë: A) Pacienti mund të ketë Impotencë sexuale, të përjetshme dhe B) Pacienti mund të rrijë me peneline, gjithë jetën, sepse nuk e kontrollon dot urinimin. Dhe po qe se urologu nuk e sqaron dhe nuk ndodh firmosja atëhere pacientit po i ndodhi ndonjë nga këto dy efekte anësore, ka të drejtë ligjore që të kërkojë dëmshpërblim si pacienti në USA. Absolutisht, kjo është traumatike edhe për familjarët, që mund të ngelen të traumatizuar, gjithë jetën, për vuajtjet e pacientit, nga INJORANCA e mjekëve, që nuk i dinë këto se nuk lexojnë asgjë për të vazhduar kualifikimin. Dhe këtu ka vënd për shprehjen, klasike popullore:”Nga padija Zoti Mësues.” Burrat me dyshimin e parë që të kenë, të paraqiten tek urologu QSUT. JO tek kirurgu i lagjes. Urologët të fillojnë të specializohen për të kryer biopsi Prostate, me metodën MRI-US (siç e shpjegova më sipër). Pacientët me kancer Prostate dhe kanceri është vetëm brënda Prostates, pa u përhapur jashtë saj, as në sistemin limfatik, të baçinit nuk të pranon propozimet e Urologëve (edhe në Greqi, rast konkret) që t’ju bëjnë TUR Prostate se kjo shkakton përhapjen agresive të kancerit, por vetëm të pranojnë t’ju hiqet e gjithë Prostata, me të gjitha anekset e saj pra të operohet, me teknikën: “PROSTATECTOMIA RADIKALE,” që nuk kanë aftësi të gjithë urologët për ta kryer. Urgjentisht duhet që Znj. Manastirliu, të sjellë në QSUT, teknikën: “Select MDx,” që është një test, jo-invasive, i cili kërkon vetëm një sample Urine për të përcaktuar kancerin e Prostates. Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi ISKSH, ta aullojnë sa më parë urdhërin që është dhënë qysh në qershor 2010, ku cakton kirurgët e lagjeve të vizitojnë pacientet e Tiranës për probleme urologjike, sepse kirurgët nuk marrin vesh fare nga urologjia. Urdhëri i Mjekut të bëjë detyrën, shkencërisht dhe mos të lejojnë më, kurrë më, kirurgët/et e lagjeve që të “SILLEN” si gjoja urologë, sepse ata janë pa LICENSE. (shtet ku edhe fiq, trangull… nuk lejohet të shiten pa lecensë, lejon këtë handikap që e kap neni Gjykatës Hagës për krime kundër njerëzimit se këto krime nuk ndodhin vetëm nga luftrat).

*Presidenti shoqatës urologëve & sexologëve  “Maksut Drasa”