Prodhohet “zami” special mjekësor që zëvendëson qepjet

429
Sigal

Një “zam” special mjekësor që zëvendëson qepjet u krijua nga studiuesit në “Technion” – Institutin  Izraelit të Teknologjisë, në Haifa.

Me një mjet të posaçëm në formën e një pistolete silikoni, ngjitësi shtrihet në indin e dëmtuar të trupit. Pas aplikimit, masa e zamit integrohet shumë shpejt dhe dekompozohet brenda pak javësh.

Ngjitësi është gjithashtu i përshtatshëm për plagë brenda trupit dhe është katër herë më i fortë se ngjitësit ekzistues të përdorur për këtë qëllim.

Aktualisht zami mjekësor është testuar vetëm në kafshë laboratorike, duke demonstruar efektivitetin e saj në mënyrë që të përshpejtojë procesin e shërimit dhe për të zvogëluar plagët.