Pistat e Covid dhe varfërimi i shqiptarëve

211
Sigal

Prapaskenat e Covid-19 sipas medias ndërkombëtarëve. Ja si shteti u bëri presion mjekëve me pushim nga puna ndërkohë që familjet dhe bizneset humbën 430 mln. euro nga pandemia

Ja lidhjet e qarta  pse një lakuriq nate mbërriti rastësisht në Wuhan, infektoi gjarpërin dhe pastaj….u “infektua” gjithë planeti

 Studimi: U zbulua se virusi paska në ADN sekuencë laboratorike të patentuar nga moderna që në 2016!

Studime të reja kanë ngritur dyshime se Covid-19 mund të jetë krijuar në një laborator pasi shkencëtarët zbuluan një material gjenetik në pronësi të kompanisë “Moderna” në proteinën e virusit.Ata identifikuan një copëz të vogël kodi që është identik me një pjesë të një gjeni të patentuar nga “Moderna” vetëm tre vjet para pandemisë.Siç shkruan Daily Mail duke iu referuar këtij studimi, sekuenca gjenetike e ngjashme u zbulua në vendin e ndarjes së furinës së SARS-CoV-2 në proteinën spike.

Ekipi ndërkombëtar i studiuesve sugjeron se virusi mund të ketë pësuar mutacione gjatë eksperimenteve në një laborator. Ata pretendojnë se ka një mundësi vetëm prej një në tre trilionë që sekuenca e Modernës të shfaqet rastësisht përmes evolucionit natyror.Në studimin e fundit, të botuar në revistën shkencore Frontiers in Virology, studiuesit krahasuan përbërjen e Covid-it me miliona proteina të renditura në një bazë të dhënash në internet.

Virusi përbëhet nga 30 mijë shkronja të kodit gjenetik që mbartin informacionin që i nevojitet për t’u përhapur, të njohur si nukleotide.Është i vetmi koronavirus i llojit të tij që mban 12 shkronja unike që lejojnë që proteina e majës të aktivizohet nga një enzimë e zakonshme e quajtur furin, duke e lejuar atë të përhapet me lehtësi midis qelizave njerëzore.

Analiza e gjenomit origjinal të Covidit zbuloi se virusi ndan një sekuencë prej 19 shkronjash specifike me një seksion gjenetik në pronësi të kompanisë Moderna, i cili ka gjithsej 3,300 nukleotide.

Të dhënat tregojnë se firma farmaceutike me bazë në SHBA e mori patentën në shkurt të vitit 2016 si pjesë e divizionit të saj të kërkimit të kancerit.

Ja titujt e Daily Mail : “Më shumë prova me Covid-in u ndërhynë në një laborator? Tani shkencëtarët zbulojnë se virusi përmban një pjesë të vogël të ADN-së që përputhet me sekuencën e patentuar nga Moderna TRE VJET përpara fillimit të pandemisë

Përputhja gjenetike e zbuluar në zonën unike të Covid-it të ndarjes së furinës në proteinën SPIKE

Sekuenca gjenetike e përputhur e patentuar nga Moderna për qëllime të kërkimit të kancerit

Studiuesit thonë se një në 3 trilion shanse ka që Covid e ka zhvilluar kodin në mënyrë natyrale

Çfarë koicidencash ndodhin në këtë botë? Ato që firmosin miliardat ndodh të zotërojnë Pfizer

Prandaj thonë: rastësia është mbret! -Laboratori Kinez në Wuhan i përket Glaxo, kompani farmaceutike me seli Londër. ( Pra shefat janë në lagjen “City London”, aty ku rastësisht firmosen edhe miliardat për luftrat dhe konfliktet) -Glaxo ndodh të zotërojë Pfizer (koncern farmaceutik me seli në Nju Jork),

– Pfizer ndodh  të menaxhojë financat e Black Rock (kompani fondesh me 7.4 bilion dollarë USA)

-Bleck Rock, rastësisht menazhon financat e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (Soros), që ndodh rastësisht të ketë lidhje me AXA (shoqëri sigurimesh franceze me seli në Paris), aktive në 64 shtete me një xhiro prej 103 miliardë Euro), e cila ndodh të jetë  kompania gjermane Winterthur: që ndërtoi në Kinë Whan, qendrën kërkimore shkencore për virueset…,

Që u ble aksidentalisht nga Allianz Germany, dhe rastësisht është aksionere te Black Rock, që ka lidhje me Sorros. Black Rock papritur kontrollon bankat qendrore dhe 1/3 globale të kapitalit të investimit…

Që ndodh rastësisht që aksioneri më i madh të jetë i Microsoft dhe Fondacioni Bill Gates,   i cili ndodh të jetë një aksioner edhe tek Pfizer, që rastësisht është sponsori  më i madh i OBSH-së ……Zot çfarë rastësish?? Nëse këtu nuk duken qartë lidhjet, pse një lakuriq nate mbërriti rastësisht në Wuhan, infektoi gjarpërin dhe pastaj….u “infektua” gjithë planeti ?? Sa më shumë të flasim, sjellim argumenta dhe informim mbi këto tema, aq më pak të rrezikuar do të jemi. Aq më të vështirë do ta kenë që të na manipulojnë mendimet. Nëse e gjeni veten sa më sipër dhe mendoni se duhet të bëhemi të gjithë bashkë të vetmbrohemi …./ Le Monde

Familjet shqiptare humbën 430 milionë euro nga pandemia

Viti 2020 ishte më i vështiri në historinë e tranzicionit që pas krizës së piramidave të ‘97-s.Për muaj me radhë aktiviteti ekonomik u paralizua, shumë individë mbetën të papunë, bizneseve u ranë shitjet, teksa shumë persona u përballën me kostot e lartë të kurimit dhe fatkeqësisht humbjet e jetëve ishin të larta.INSTAT ka publikuar vlerësimet gjysmëfinale të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2020, të cilat tregojnë qartë pasojat që dha pandemia në ekonominë e vendit.Sipas INSTAT, të ardhurat kombëtare bruto në vitin 2020 ishin rreth 1.62 trilionë lekë (rreth 13.3 miliardë euro), nga 1.67 trilionë lekë vitin e mëparshëm. Në vlerë, të ardhurat kombëtare bruto janë tkurrur me 53 miliardë lekë, ose 431 milionë euro që janë “fshirë” nga pandemia. Humbjet llogariten edhe më të larta, pasi nëse do të ishte një vit normal, ekonomia do të rritej mesatarisht me rreth 3%.

Të ardhurat për frymë zbritën në 579 mijë lekë, me një reduktim prej 2.3%. Çdo individ kishte 14 mijë lekë më pak të ardhura në vit, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.

INSTAT në vlerësimet gjysmëfinale 2020 gjeti se në vitin 2020 ekonomia shqiptare shënoi një rritje në terma realë (në volum) prej -3,48%, krahasuar me vitin 2019, pas një rritje prej +2,09% në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018 .Rënia është më e ulët sesa vlerësimi fillestar prej -3.96%.Sipas të dhënave me baza vjetore, PBB me çmime korente në vitin 2020 u vlerësua 1,644,077 milion lekë (13,3 miliardë Euro) dhe 1,691,903 milion lekë (13,8 miliardë Euro) për vitin 2019. PBB për frymë në vitin 2020 arriti 579 mijë lekë (ose 4,681 €) nga 593 mijë lekë (ose 4,818 €) që ishte në vitin 2019.

Përsa i përket strukturës së PBB-së sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2020 vazhdojnë ta zënë Shërbimet gjithsej me 48,39%, duke shënuar një ulje në terma realë me -4,13%.

Industria dhe Ndërtimi përbëjnë 20,01% të PBB-së, të cilat në terma realë shënuan përkatësisht: Industria ulje me -9,48% dhe Ndërtimi rritje me +1,81%. Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 19,3 % të PBB dhe janë rritur me 1,35% në terma realë.

Rimëkëmbja ishte e shpejtë në 2021

Ekonomia vendase ka shënuar një rritje të fortë në vitin 2021, duke e marrë veten pas tkurrjes që shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë së Covid-19.Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 8.54%, në 2021, që është niveli më i lartë që nga viti 2001. Gjithsesi, kjo rritje e lartë lidhet me bazën e ulët të 2020-s, kur ekonomia u tkurr me -3.96%, e ndikuar kryesisht nga sektorët e industrisë dhe transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat panë dhe rënien më të fortë si rrjedhojë e kufizimeve lokale e ndërkombëtare për të frenuar pandemisë.Shumë sektorë kanë shënuar rritje të fortë dy shifrore në vitin 2021. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2021, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 8,54 %, krahasuar me vitin 2020.

Ulet parashikimi për rritjen në 2022, nga pasojat e luftësKur u duk se më të keqen e kishim hedhur pas, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar sërish trazira në tregjet globale, duke mos lënë pa prekur edhe Shqipërinë.Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2022, si rrjedhojë e pasojave që do të japë në prodhimin e brendshëm bruto sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.Sipas BERZH, ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.BERZH është institucioni i parë që rishikon me ulje rritjen ekonomike të vendit, në një sinjal që pasojat e krizës globale të shkaktuara nga lufta do të ndihen gjatë në vend.

Shteti presion mjekëve, vaksinoni njerëz ose do pushoheni !

Që në fillim të marrjes së vaksinave u vu re në hierarki qeveritare nisur që nga Rama,Manastirliu e hallka të tjera të zinxhirit të shëndetësisë, ngulmimi dhe praktikimi i propagandës tek populli që të vaksinohej.Këto përpjekje deri në shterim të fuqive nga ana e eprove dhe punonjësve të shtetit, bënë që një pjesë e mirë e popullatës të vaksinohej. Por megjithatë Shqipëria vazhdon të mbetet një prej shteteve me numrin më të lartë të të pavaksinuarve në Ballkan dhe jo vetëm.Këtë gjë qeveria synon ta minojë nga dita në ditë duke i bërë presion psikologjik dhe duke shantazhuar mjekë e infermierë me vendin e tyre të punës nëse nuk arrijnë një normë ditore të vaksinimit të qytetarëve.Pyetja që bie në këtë skandal është thjesht pse?!Pse qeveria kërkon të vaksinojë popullin me pahir duke kërcënuar punonjës shëndetësie të propagandojnë e të joshin qytetarët me metoda nga më të ndryshme në mënyrë që të mos humbin vendin e punës?!Mos shteti shqetësohet më shumë për shëndetin e popullit, sesa secili prej tyre individualisht për veten?!Cili është përfitimi që merr qeveria Rama nga vaksinimi i popullsisë?!Mjeku shkruan:“Përshëndetje Joq! Ju shkruaj sot për të përcjellë një shqetësim timin por edhe të shumë infermierëve të Qëndrave Shëndetësore kudo në Shqipëri. Vaksinimi i popullatës me vaksinat Covid-19. Çdo ditë po përballemi me presione nga më të ndryshmet për të rritur performancën në vaksinime. Ju lutem bëjeni publike këtë shqetësim,mbase prej jush na ulet pak doza e presionit psikologjik. (Më poshtë do t’ju nis mesazhet që marim çdo ditë nga drejtorët e Qendrave Shëndetesore edhe te NJVKSH-ve) Anonim ju lutem!”