Pijet me gaz, të dëmshme dhe për personat e dobët

512
Konsumimi i rregullt i pijeve me gaz të pasura me sheqerna rrit shancet për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, edhe tek personat e dobët. Shkenctarët britanikë, në një studim të fundit, sygjerojnë se zgjidhja për pakësimin e numrit të personave me diabet është moskonsumimi i pijeve me gaz. “Përfitimet do të jetë tek të gjithë ata që do të reduktojnë pijet e gazuara, pavarsisht peshës që kanë”, shprehet për BBC doktor Fumiaki Imamura, drejtuesi i studimit. Studimet prej kohësh kanë paralajmëruar për lidhjen që ka mes obezitetit, pijeve me sheqer e ëmbëlsues artificialë, dhe diabetit. Por studimet e fundit kanë vënë re se diabeti ndonjëherë është i lidhur drejtpërdrejt me konsumimin e pijeve të gazuara, pavarsisht peshës trupore. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se masa e reduktimit të tipit 2 të diabetit nuk mund të ulet vetëm duke hequr konsumimin e pijeve të ëmbla me gaz, por për këtë rekomandohet dhe aktiviteti fizik e masa të tjera.
Sigal