PHD Anila Kalleshi: Rreziku nga obeziteti, ia si ndikon dhjamosja në sëmundjet nervore e vaskulare. Vlerat e manaferrave për diabetin dhe receta me panxharin e kuq

2290
Sigal

Dhjamosja, faktor risku për shfaqjen e gjendjeve patologjike

  1. Diabeti i sheqerit tipi II: 80 % e të sëmurëve që janë të prekur nga diabeti II janë obezë.
  2. Hiperlipidemia: Tek obezët kemi rritje të triglicerideve, ulje e lipoproteinës, rritje e dendësisë së HDL .
  3. Sëmundjet kardio-vaskulare: Shumë studime epidiemiologjike lidhin dhjamosjen me sëmundjet dhe vdekshmërinë nga sëmundjet nervore apo vaskulare. Përveç dëmtimit të arterieve koronare në 50 % të njerëzve ku pesha ideale rritet, në 50 % vihen re çrregullime dhe hipertrofi të barkushes së majtë , pavarësisht nga shfaqja e hipertensionit, e cila shpesh përfundon me pamjaftueshmëri kardiake. Vdekja e papritur është e shpeshtë në personat e dhjamosur, si rezultat i aritmive kardiake.
  4. Hipertensioni: Shumë studime tregojnë lidhjen midis peshës së trupit dhe hipertensionit. Shpeshtësia e hipertensionit është 2 – 5 herë më e madhe tek njerëzit e dhjamosur.
  5. Mëlçia – dhjamosja është faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve të tëmthit. Tek femrat mëlçia e dhjamosur karakterizohet nga filtrimi i indit lipoid dhe shtimi i enzimave hepatike .
  6. Artritet: shpeshtësia e artrozave të gjurit shtohet në lidhje me peshën trupore ( shkaqet janë mekanike), ndërsa osteoporoza dhe thyerjet janë më të ulëta si përqindje tek obezët.
  7. Sindroma e Aipnisë në gjumë – karakterizohet nga mosmarrja frymë gjatë natës. Kjo simptomë është mjaft e vështirë të ekzaminohet , sepse vetëm një i tretë mund të përcaktojë mungesën e frymëmarrjes gjatë natës dhe jo personi vetë. Diagnoza shoqërohet me një gërhitje të fortë të shoqëruar me një zgjim të papritur, e cila mund të avancojë deri në edemë pulmonare,dhe gjithashtu me ndjenjë lodhjeje gjatë zgjimit në mëngjes,si rezultat i gjumit jo të qetë të natës .
  8. Edema e gjymtyrëve të poshtme është si rrjedhojë e mosqarkullimit venoz, si rezultat i uljes së lëvizshmërisë tek obezët dhe si pasojë e presionit venoz nga depozitimi i yndyrnave.
  9. Celuliti – është ndërlikim i shpeshtë i obezitetit, i përket kryesisht gjymtyrëve të poshtme, shoqërohet me edemë dhe inflamacion, i përgjigjet me vështirësi terapisë dhe është faktor rrisk tek njerëzit me obezitet të lartë.
  10. Tromboflebitet dhe trombozat – hasen shumë shpesh në personat obezë (si edema, mosqarkullim i gjakut), si rezultat mekanik edhe metabolik, ku përmbledh shtimin e faktorëve të hemostazës.
  11. Rreziku kirurgjikal: rreziqet si nga pandjeshmëria ashtu dhe nga ndërhyrjet kirurgjikale janë të mëdha tek obezët. Faktorët më të shpeshtë janë infeksionet pulmonare, traumat kirurgjikale, herniet etj.
  12. Neoplazmat: Obeziteti shoqërohet me shpeshtësi të rritur të neoplazmave, sidomos në traktin tretës (zorrë e trashë), traktin gjenital (gjoks, mitër, vezore, prostatë).
  13. Çrregullimet hormonale – tek obezët janë të shpeshta aminoretë. Nga mbiveshkoret kemi rritje të kortizolit – hormoneve mashkullore, ndërsa tek gratë kemi hipertrikeozë.
  14. Shfaqje psiko-trupore: Faktorët psikologjikë dhe shoqërorë marrin pjesë në shkaqet e obezitetit. Paraqitja e jashtme luan rol të rëndësishëm psikologjik. Cilësia e jetës sipas statistikave është më e ulët tek obezët.
  15. Vdekshmëria: Obeziteti është një faktor rreziku së bashku me hipertensionin dhe hiperlipideminë. Shtimi i vdekshmërisë që varet nga obeziteti është më i shpeshtë në moshat e reja dhe varet nga kohëzgjatja e obezitetit.


Obeziteti, bilanci i frikshëm i vdekjeve nga kjo sëmundje

  • 2- Bilanci i 600 milionë njerëz me hipertoni arteriale,
  • 177 milionë me diabet,
  • 20 milionë me kancer dhe
  • 20 milionë me sëmundje ishemike të zemrës dhe të arterieve të trurit.

Numri i viktimave të obezitetit në botë është mjaft i frikshëm:

Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milionë njerëzve:

  • 7 milionë prej sëmundjes ishemike të zemrës,
  • 5 milionë aksidentet vaskulare të trurit,
  • 7 milionë nga hipertensioni,
  • 7 milionë kanceri,
  • 4 milionë të vdekur në vit i atribuohen diabetit,
  • 4.4 milionë të vdekur në vit nga hiper kolestroli.

Duke iu referuar këtyre shifrave me plot gojën mund të themi që kjo është një “luftë e re botërore”.

Vlerat e manaferrave në luftimin e diabetit

Disa studime kanë treguar se manaferrat janë një frutë e mirë edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me manaferra falë antioksidantëve dhe vitaminave që gjenden tek manaferrat. Përmbajnë:
• Vitaminë C
• Antocianine, një antioksidues i fuqishëm dhe me veprim anti-inflamator. Veprimi anti-inflamator ndihmon në mbrojtjen e sistemit urinar.

• Karotenoide, bllokojnë radikalet e lira – armiku kryesor i qelizave – parandalojnë plakjen e parakohshme dhe forcojnë sistemin imunitar.

• Fitoestrogenet, kanë një veprim të butë që i ngjan asaj të estrogjenit të sekretuar nga organizmi femëror. Ato zvogëlojnë rrezikun e trombozës, aritmive kardiake, kolesterolit më të ulët dhe triglicerideve dhe rregullojnë presionin e gjakut.

• Metale dhe elementët gjurmë, janë burime të pasura të hekurit, kalciumit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe selenit. Prania e tyre në sasi të mjaftueshme në trup është thelbësore për shumë funksione vitale.

Recetë gatimi – Si të përgatisni salcën me panxhar

Recetë më të thjeshtë se kjo nuk ka (recetë greke), Për këtë recetë nevojiten:

5 panxharë ,6-7 thelpinj hudhër, 1 filxhan kafeje uthull, 3 lugë vaj ulliri, bukë të thekur.

Fillimisht në blender miksohet vaji, uthulla dhe hudhra, më pas shtohet buka e thekur, e cila ishte në ujë për t’u zbutur dhe që kur futet në mikser shtrydhet fort nga uji. Miksohen së bashku duke i shtuar dhe pak kripë. Kjo salcë shumë e thjeshtë është shumë e shijshme kur shoqërohet me panxharin e kuq të zier.