Ataku kardiak dhe lidhja me konsumin e ujit
Sa herë keni dëgjuar njerëz të thonë se nuk duan që të konsumojnë lëngje para se të shkojnë në shtrat, sepse konsumimi i tyre do t’u shkaktoje probleme gjatë natës? A e dini pse shumë njerëz zgjohen për të urinuar gjatë natës? Forca e gravitetit lejon që uji të depozitohet në pjesën e poshtme të trupit tuaj. Kur qëndroni në këmbë, ato bymehen, ndërsa kur jeni shtrirë, këtë nivel e ruajnë veshkat, pasi ato janë organi, i cili bën të mundur shkarkimin e lëngjeve. Pirja e ujit në një kohë të caktuar maksimizon efektivitetin e saj në trup.
-2 gota ujë pas zgjimit ndihmojnë për të aktivizuar organet e brendshme si dhe për një detoksifikim të organizmit.
-1 gotë ujë 30 minuta përpara një vakti ndihmon tretjen
-1 gotë ujë para dushi ndihmon në presionin e ulët të gjakut
-1 gotë ujë para se të shkosh në shtrat – shmang goditjen apo atakun në zemër
-1 gotë ujë në krevat do t’iu ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve dhe ngërçeve te këmbëve.
Kur ju keni ngërçe muskujt tuaj të këmbëve kanë nevojë për hidratim.
Shumica e sulmeve të zemrës ndodhin gjatë ditës, në përgjithësi në mes 6 paradite dhe në mesditë. Duke pasur një të tillë gjatë natës, kur zemra duhet të jetë më i qetë, do të thotë se diçka e pazakontë ka ndodhur. Për këtë, në fakt për dekada të tëra është fajësuar apnea. Nëse ju merrni një aspirinë apo ½ aspirinë një herë në ditë, ju këshilloj ta konsumoni atë gjatë natës. Arsyeja: Aspirina vepron vetëm brenda 24-orëshit; prandaj, në qoftë se shumica e sulmeve në zemër ndodh në orët e para të mëngjesit, veprimi më i fuqishëm i aspirinës është në gjysmën e dytë të jetës së saj si rrjedhojë veprimi i saj në mëngjes është më i fuqishëm. Nëse ju keni kohë të gjatë që konsumoni aspirinë, në trupin tuaj ajo do të ketë efektin e uthullës pas ca kohësh. Shoqëritë farmaceutike janë duke prodhuar aspirinën kristal për ta shpërndarë menjëherë në gjuhë, duke pasur një funksion më të shpejtë se aspirinat e zakonshme.
PËRCAKTIMI I USHQYERJES TË SHËNDETSHME
Shkëputur nga libri “Jeto shëndetshëm” Anila Kalleshi
Mëngjes për mëngjes, ne qëndrojmë përpara pakove të kornflekseve, duke lexuar……“RDA”, një mëngjes i cili përfshin thiaminë, riboflavinë, niacinë, dhe të gjitha së bashku me reklamat e zgjuara, na sigurojnë neve një dietë të mirëbalancuar që na jep neve çdo gjë për të cilën kemi nevojë. Kjo, gjithsesi është gënjeshtra më e madhe për kujdesin shëndetësor, një besim i bazuar në një informacion të gabuar dhe një keqkuptim i plotë i natyrës së trupit njerëzor.
Njerëzimi si një makinë
Shumë vite më parë, paraardhësit tanë kanë shpenzuar shumë energji duke qenë gjuetarë . Koncepti i trupit si makinë është një produkt i filozofëve Newton dhe Dekarti, të cilët kanë parashikuar një univers orë pune dhe një njeri si makinë e të menduarit.
Dieta me të cilën punonjësit industrialist janë ushqyer, konsistonte në yndyrna, sheqerna, dhe miell i rafinuar. Biskota ose keku ishte ushqimi i përditshëm. Mielli ishte i rafinuar, sheqernat e rafinuar dhe yndyrnat e ngopura, nuk do të prisheshin. Këto ushqime të lira, që siguronin energji, ishin konsideruar si “energji” në të njëjtën mënyrë sikundër makinat kanë nevojë për gaz. Dhe jo çuditërisht, shëndeti në atë periudhë u përkeqësua. Rreth viteve 1900, njerëzit filluan që të ishin më të vegjël sesa në gjeneratën e re. Kjo solli zbulimin e proteinave – faktori që ndodhet tek ushqimi dhe që ndihmon për rritjen, sheqerin për energji dhe proteinat për muskujt. Me këtë koncept lindi “Dieta Perëndimore” që përfshinte sasi të larta të sheqernave, yndyrnave dhe proteinave.
Njerëzit në ato kohë vuanin nga sëmundja klasike e mungesës së vitaminave siç është ekzema dhe rakitizmi të cilat u shëruan ne zbulimin e vitaminave të reja. Rëndësia e vitaminave filloi të bëhej e njohur, por të gjithë këto ushqyes jetësor ishin akoma duke u marrë në mënyrë mekanike. Ajo çka çdo njeri kishte nevojë ishte një lejim ditor i rekomandueshëm të çdo ushqyesi, një nivel që konsiderohet që të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur trupin ndaj sëmundjeve. Sipas Dr. Jeffrey Bland, një biokimist ushqimor, sasitë e rekomanduara ditore nuk kanë absolutisht asnjë rëndësi për vlerësimin individual ushqyes. Ato janë standarde të identitetit për të përmbushur nevojat e prakticitetit të të gjithë njerëzve të shëndetshëm, për të parandaluar çrregullimet ushqimore.
Ushqimet, gjenet, mjedisi dhe sëmundja
Trupi juaj është i kompozuar plotësisht nga molekulat që vijnë nga ushqimet. Gjatë gjithë jetës ju do të hani 100.000 ton ushqime, që janë thyer nëpërmjet sekrecioneve të pasura me enzima në traktin e tretjes në një normë në rreth 10/4 në ditë. Makro-ushqyesit (yndyrnat, proteinat, karbohidratet) dhe mikro ushqyesit (vitaminat, mineralet) janë absorbuar nëpërmjet traktit të tretjes, shëndeti dhe integriteti i të cilave varen nga ajo që ju hani. Statusi juaj ushqimor përcakton kapacitetin tuaj për t’u përshtatur dhe ruajtur shëndetin. Zhbalancimet biokimike që rezultojnë nga të ushqyerit sub-optimal, të përjetuara në gjenerata janë regjistruar dhe janë shprehur gjenetikisht si fortësi dhe dobësi të proceseve specifike të trupit. Gjenet tuaja shfaqin vetveten në mjedisin tuaj (ushqim, ajër, ujë dhe kështu me radhë). Nëse mjedisi juaj është shumë armiqësor për to, ju nuk mund të përshtateni dhe sëmundjet fillojnë e shfaqen. Nëse mjedisi juaj është ushqyes, ju keni një rezistencë më të madhe ndaj sëmundjeve dhe keni më shumë mundësi që të përjetoni shëndet dhe mirëqenie.
Çfarë nënkupton të ushqyerit optimal?
Të ushqyerit shëndetshëm është shumë i thjeshtë, duke ju dhënë juve vlera ushqimore më të mira të mundshme dhe duke lejuar trupin tuaj për të qenë i shëndetshëm dhe për ta lejuar për të punuar sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo nuk është një listë rregullash. Për shembull, ju nuk keni pse të bëheni vegjetarian ose të merrni suplemente që të ndaloni konsumimin e ushqimeve të caktuara, gjithashtu, për disa njerëz një këshillë e tillë mund të jetë e përshtatshme. Nevojat tuaja janë plotësisht unike dhe varet nga një sërë faktorësh, që nga fortësitë dhe dobësitë me të cilat ju keni lindur deri tek efektet që mjedisi aktual ka mbi ju. Ju duhet vetëm që të shihni variacionet e shumta në mënyrën sesi ne i shohim dhe në talentet dhe personalitetet tona, për të kuptuar që nevojat tona ushqyese nuk janë gjithashtu identike. Dieta e asnjërit nuk është perfekt për këdo, gjithashtu ekzistojnë udhëzime të përgjithshme që aplikohen për të gjithë ju.
Të ushqyerit tuaj optimal është në sasinë e ushqimeve që:
■ Promovojnë performancën mendore optimale dhe balancën emocionale
■ Promovojnë performancën fizike optimale
■ Janë të lidhura me aksidentin më të vogël të sëmundjes së shëndetit
■Janë të lidhura me hapësirën më të gjatë të shëndetshme të jetës
Deri më tani, 50 ushqime janë identifikuar si esenciale për shëndetin. Shëndeti juaj mund të promovohet dhe të mirëmbahet në nivelet më të larta nëse ju jeni në gjendje që të arrini marrjen tuaj optimale ushqimore çdo ditë. Gradualisht, trupi juaj, duke përfshirë edhe skeletin, është rindërtuar dhe rivendosur. Nëpërmjet ushqyesve optimal ju mund të:
· Përmirësoni qartësinë mendore, humorin dhe përqendrimin
► Rrisni performancën fizike
► Përmirësoni cilësinë e gjumit
►Përmirësoni rezistencën e infeksioneve
►Mbroni veten nga sëmundjet
►Të zgjasni hapësirën tuaj të shëndetshme të jetës
Këto mund të tingëllojnë si pretendime të guximshme, dhe akoma asnjëra prej tyre nuk është vërtetuar nga kërkimet shkencore.
Detoks pas festave
Nëse keni qenë shumë të zënë duke ngrënë vakte të shijshme, ëmbëlsira , duke konsumuar alkool apo pije të tjera, shanset janë që më së shumti jeni gati për një dietë detox pas pushimeve. Jo më ushqime të paketuara! Jo më ëmbëlsira! Jo më ushqime të skuqura! Por jo kaq shpejt:
Studimet e reja tregojnë që një tranzicion i papritur nga ushqimet me yndyrna të ngopura dhe me sheqer mund të shkaktojë simptoma të ndryshme. Lajmi i mirë? Eshtë e mundur që të minimizohen efektet e simptomave të lidhura me pastrimin e vakteve në trup
- “Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni është të sigurohuni që po bëni një gjumë të mirë. Nëse ju nuk flini mirë, më tej në mëngjes trupi juaj do të kërkojë sa më shumë sheqerna. Dhe nuk keni pse ndërmerrni hapa drastike për të qenë në rregull me dietën tuaj, ju rekomandoj një program gradual për ndryshim. Në vend që të fokusoheni në zgjidhjet e shpejta, vështrojeni dietën tuaj si një evolucion. “Ju duhet të bëni ndryshime në stilin e jetesës, jo ndryshime një mujore.
Ja cilat janë hapat për një detoks pas pushimeve, ndërkohë që stabilizoni dhe përmirësoni humorin tuaj:
- Këtë javë, rrisni cilësinë e vakteve të juaja. Hani një vakt të balancuar që përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrna të shëndetshme çdo 3 orë. Kjo do të ndihmojë në rritjen e energjisë suaj dhe të parandalojë rënien e sheqerit në gjak që mund të çojë në rritjen e dëshirës për më shumë sheqerna.
- Filloni çdo mëngjes me një gotë të madhe me ujë. Provoni gjithashtu probiotikë çdo ditë ose madje një lëng “jeshil”.
- Merrni suplemente magnezi përpara se të flini. Dhe hidhini një sy ushqimeve të pasura me magnez si farat e kungullit ose bajamet-që do të ndihmojnë trupin tuaj të menaxhojë stresin e krijuar gjatë pushimeve.
- Shtoni kërpudha në vaktet e juaja. Në veçanti konsumoni shiitake, maitake dhe kërpudha “oyster” këtë javë. Ato përmirësojnë imunitetin.
- Synoni për ushqime alkaline . Hani më shumë ushqime alkaline si majdanoz, dardhë dhe limona, të cilat balancojnë nivelin e ph-eashit në trup, reduktojnë inflamacionin dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll.


























