Ph.D Anila Kalleshi: 10 dieta të paharrueshme të njerëzve të famshëm përgjatë viteve

723
Sigal

Një gjurmët interesante të një udhëtimi dietologjik të figurave të spikatura të botës së spektaklit

  1. Beyonce
    Përpos karrierës së saj muzikore, Beyonce është gjithashtu e famshme për përfundimin me sukses të “Master Cleanse”, një dietë e gjitha likuide me ujin e limonit me piper të kuq, për t’u përgatitur për rolin e saj në 2006 në filmin “Dreamgirls”. Gjatë kësaj kohe, Beyonce i lejoi vetes një ditë “jashtë rregullave” për t’u argëtuar paksa me verë dhe pizza.
  2. Marilyn Monroe
    Pije me vezë të rrahur dhe qumësht për mëngjes? Marilyn Monroe e fillonte ditën e saj me dy vezë të paziera të rrahura me qumësht të ngrohtë. Si opsion për të shmangur drekën, ikona Marilyn më vonë do të kosumonte mëlçi të nxehtë/të gatuar, biftek, mish qengji dhe 5 karrota për darkë, duke përfunduar më pas me një ëmbëlsirë (sundae).
  3. Elizabeth Taylor
    Ajo mund të jetë femra më e bukur në botë, por ajo kishte disa nga recetat më unike për të rënë peshë, si rikota me krem sipër frutave, sanduiç me gjalpë kikiriku dhe biftek të butë, dhe një ditë paksa jashtë kontrolli kur një herë hëngri një pica të tërë dhe një ëmbëlsirë të madhe (sundae).
  4. Sarah Michelle Gellar
    Sarah Michelle Gellar ndoqi një plan strikt 7-ditor duke limituar shumicën e ushqimeve përveç supës së lakrave. Për një eliminim të shpejtë të kalorive, Gellar provoi recetën origjinale të supës së lakrave dhe, përpos kësaj, si alternativa të tjera shtoi perime, fruta, qumësht, kos me pak mish të butë dhe oriz kaf në fund të javës.
  5. Kate Middleton
    Kate Middleton u dobësua për dasmën mbretërore me dietën “The Dukan”. Pas një fillimi me proteina dhe perime, regjimi është i ndarë në 3 faza dhe bëhet më pak strikt javë pas jave, me larmishmëri që varet nga sa kalori po mundoheni të hiqni/eliminoni.
  6. Lady Gaga
    Çfarë ndodhi me kilet e tepërta të Lady Gaga-s? Këngëtarja u përfol që kishte provuar dietën ushqimore të Tracy Anderson, një plan që ri-zvëndëson dy vaktet e para të ditës me ushqimin e bebeve të Gerber, e ndjekur nga një darkë e shëndetshme. Ndërkohë që ajo akoma se ka pohuar, yje të tjerë që kanë provuar këtë dietë janë Reese Witherspoon, Jennifer Aniston, dhe Gwyneth Paltrow.
  7. Madona
    Madona ka ndjekur një dietë ekstremisht strikte dhe makrobiotike, që eliminon grurin, vezët, mishrat dhe bulmetin. Çfarë mbetet? Kjo dietë inkurajon konsumin e “perimeve të detit”.

8.Gwyneth Paltrow
Pas diagnostikimit me alergji ushqimore, Gëyneth Paltroë që atëherë ka eliminuar bukën, mishin e kuq, qumështin e lopës, patëllxhanin, madje dhe domatet. Ajo e fillon mëngjesin me një lëng jeshil dhe mban një dietë vegane pa gluten gjatë ditës.

  1. Megan Fox
    Në përpjekje për të nxjerrë jashtë ujin e peshës dhe pastrimin e sistemit të saj, Megan Fox ka pirë uthull molle. Për më shumë, aktorja është e njohur për praktikimin e një programi të bazuar në librin “The 5-Factor Diet” nga Harley Pasternak, i cili konsiston në bërjen e vakteve me 5 përbërës në më pak se 5 minuta.
  2. Victoria Beckham
    Victoria Beckham ka provuar dietën alkaline, një plan ushqimor që synon në mbajtjen e pheashit të trupit tuaj ndërmjet 7.35 dhe 7.45. Për të qenë në rregull me dietën alkaline, ndiqet rregulli 80/20 për më shumë perime, më pak grurë dhe proteina, por që të dini balancën e pheashit në trupin tuaj, duhet të kryeni një test urine.