Peshqit e kuq të akuariumeve mund të shkaktojnë dëme të mëdha për ambjentin

3079
Sigal

Duke qenë të mësuar me pak ushqim dhe pak hapësirë, peshqit e kuq hanë gjithçka: vezë, bimë apo krijesa të tjera, të cilat të pamësuara me këtë banor të ri, nisin të tkurren, pasi jetesa u bëhet e pamundur.

Nëse nuk i doni më në shtëpinë tuaj, dhurojani dikujt tjetër, por kurrsesi mos i lëshoni në liqene apo lumenj.

Kjo mund të rezultojë vërtet e rrezikshme, jo vetëm për peshqit por sidomos për ekosistemin ku do të futen.

Kur gjenden në akuariumin e shtëpisë, peshqit rriten pak sepse lëvizin në një ambjent të kufizuar dhe kanë një sasi të limituar ushqimi, të racionuar vazhdimisht.

Nëse lëshohen në liqen, jo vetëm shumohen me shpejtësi, por edhe rriten shumë derisa të bëhen të mëdha si troftat, apo krapët.

Peshqit e kuq, sidomos ato që  vijnë nga akuariumet, mund të jenë mbartës të sëmundjeve dhe parazitëve të shumtë, që përhapen me shpejtësi, kur peshqit lëshohen në liri.

Ja përse, edhe kur peshku i kuq i shtëpisë do ishte mirë të mos e lëshonit në ujërat e liqeneve apo lumenjve.

Peshqit e kuq të liruar në ekosistem, spostohen me shpejtësi, duke përshkuar edhe 200 km në një vit dhe kjo e bën më të vështirë fenomenin për t’u përshkruar.