Pesë ushqime të zakonshme, që iu bëjnë të vini bark. Eliminojini nga dieta juaj!

784
Sigal

Ka shumë ushqime që mund të duken të shëndetshme, por që në fakt nuk janë të tillë dhe bëjnë që të shtoni në peshë. Më poshtë, po iu sjellim një listë ushqimesh, të cilët nëse nuk duam të shtojmë në peshë, sipas dietologes Rhea Li (e diplomuar si nutricioniste dhe me gradën Master në Shëndetin Publik nga Universiteti i Teksasit) është mirë t’i evitojmë.

Ne mendojmë se këta ushqime janë të shëndetshëm dhe na ndihmojnë që të ruajmë linjat, por në të vërtetë kanë veprim të kundërt.

Pijet me sheqer

Shumë njerëz mendojnë se nuk ka problem kur vjen puna tek pijet e ndryshme, pasi nëse nuk janë diçka që i përtypim nuk mund të ndikojnë në peshën tonë. Diçka e tillë është e gabuar. Pijet e gazuara përshembull janë shumë të dëmshme dhe përmbajnë shumë kalori dhe kimikate. Edhe kur vjen puna te pirja e kafesë, mund të themi të njëjtën gjë. Nuk bëhet fjalë për kafen e thjeshtë, por shumë njerëz preferojnë kapuçino ose kafe me qumësht, me sheqer apo kremoze e kështu me rradhë. Thuajse çdo shtues i tillë kontribuon në më shumë kalori dhe më shumë yndyrë. Përpiquni të pini pije sa më natyrale dhe pa ëmbëlsues të shtuar.

Lëngjet e frutave

Një tjetër shembull i ushqimeve jo dhe aq të shëndetshëm janë lëngjet natyralë të frutave. Edhe pse lëngjet e frutave janë një alternativë e mirë dhe e shëndetshme, të pini më shumë se një gotë e vogël uji në ditë shton kalori të panevojshme në dietën tuaj. Në vend të tyre provoni të hani fruta ose hollojeni lëngun e frutave me ujë, për të pakësuar sasinë e sheqerit që konsumoni.

Qumështi

Qumështi është një pije që mund të jetë problematike për fëmijët. Njerëzit shqetësohen që qumështi me pak yndyrë ka më pak vitamina ose minerale. Diçka e tillë nuk është e vërtetë. Kur vjen puna te fëmijët, përpiquni ta limitoni pirjen e qumështit deri në dy herë në ditë dhe synoni te qumështi me pak yndyrë.

Granola

Këto shufra të ngrira ‘ëmbëlsirash’, disa të bëra me kokrra të plota tërshëre dhe të tjerat me më shumë sheqerna të shtuara nuk janë dhe aq të shëndetshme, kur vjen puna te kaloritë dhe kilogramët që mund të shtojnë.  Shumica e tyre janë shumë të larta në përmbajtje sheqeri dhe ka mundësi që menjëherë pas konsumimit të një granola do të ndiheni të uritur. Mund të përpiqeni të bëni vetë granolan tuaj, duke përdorur mjaltë në vend të sheqerit. Pak granola me kos është shumë mirë, por përpiquni të mos konsumoni tepër.

 Biskotat krokante jo të ëmbla, çubukët etj

Janë disa gjëra të vogla, të cilat na pëlqen t’i përtypim dhe t’i konsumojmë gjatë kohës që jemi në lëvizje dhe mendojmë se janë më të mira se biskotat se përmbajnë më pak sheqer dhe ndonjëherë më pak yndyrë. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Disa prej tyre përmbajnë shumë gjalpë dhe kanë yndyrë dhe kalori të shtuara.

Kosi

Kosi në të gjithë llojet e tij është një zgjedhje shumë e mirë për ushqim. Ai përmban shumë kalcium dhe ka shumë përfitime të shëndetshme. Problemi është se shumë lloje të tij kanë sasi të ndryshme të yndyrës, sheqerit dhe kalorive.  Pijet me kos apo kosat e frutave janë një zgjedhje jo e mirë. Ju mund të bëni vetë kos frutash, duke i shtuar kosit të zakonshëm fruta të freskët.

Lëngjet e trashë të frutave dhe perimeve

Për shumë pacientë, konsumimi i frutave apo perimeve në këtë formë duket si zgjedhje e shëndetshme.  Ata e gjejnë si mënyrë shumë të mirë konsumimin e frutave në këtë mënyrë, pa qenë nevoja t’i hanë ata. Por duhet të keni kujdes në ato çfarë i shtoni lëngut tuaj smoothie. Pa llogaritur që shumë njerëz e konsiderojnë si një pije të mirë për ta shoqëruar me ushqimin, gjë që nuk është e vërtetë. Zgjedhja më e mirë është, t’i përgatisni vetë në shtëpi këta lloj lëngjesh.