PDH. Anilla Kalleshi: Ja pse duhet t’i konsumoni qershitë. Benefitet e konsumimit të lëngut të rrushit

397
Sigal

Benefitet e konsumimit të lëngut të rrushit

Konsumimi çdo dite i lëngut të rrushit të thatë esëll në mëngjes ndihmon në detoksin e mëlçisē nga toksinat dhe yndyrnat e ngopura.

Kjo përbërje ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të mëlçisë të dhjamosur falë përbërjes të saj me antioksidantë…

Për këtë ju nevojiten:

1/2 litër ujë
3 lugë rrush të thatë,
një kullesë.

Hidhni rrushin e thatë në ujë, prisni rreth 30 minuta, pastaj ziejini në zjarr të ngadaltë për rreth 10 minuta. Lereni të ftohet pastaj filtrojeni dhe pijeni çdo mëngjes sapo zgjoheni, esëll.

Kjo recetë Ju ndihmon në :

✅ pastrimin e gjakut nga toksinat dhe metalet e rënda

✅ parandalimin dhe lehtësimin e dhimbjeve në stomak

✅ pastrimin e mëlçisë dhe veshkave

✅ rregullimin e tranzitit të zorrëve

PHD. Anila Kalleshi: Dieta alkaline dhe kanceri

Kanceri përdor për të izoluar veten nga gjithçka tjetër përfshirë ilaçet dhe mekanizmi qe përdor eshte aciditeti.. Kjo është arsyeja pse një mënyrë jetese alkaline është e rëndësishme. Dieta alkaline, nënvizon rëndësinë e të paturit e një pH alkaline të trupit për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të parandaluar sëmundjet. Sidoqoftë, nuk eshte se ka mungesë kritikash nga ata që argumentojnë se qasja alkaline është plotësisht pa bazë shkencore. Megjithatë, në qendra të ndryshme kërkimore në të gjithë botën, kjo terapi për të parandaluar dhe trajtuar tumoret po studiohet. Në studime jane perfshirë zhvillimet e mundshme të barnave të bazuara në molekula që rivendosin ekuilibrin e duhur acid-bazë të trupit dhe, veçanërisht, zonën e prekur nga tumori, duke penguar rritjen e tij dhe duke ndaluar atë. Në Istituto Superiore di Sanità në Itali, studiuesit janë duke punuar në hipotezën e përdorimit të anti-acideve si mjet në trajtimin e kancerit.

Pika e fillimit është aciditeti, një mekanizëm që përdor kanceri për të izoluar veten nga gjithçka tjetër, përfshirë ilaçet.

Ç’ekuilibri i pH  i trupit nuk është një temë e kohëve të fundit. Në 1931, mjeku dhe fiziologu gjerman,  Otto Heinrich Ëarburg mori çmimin Nobel, sepse zbuloi një ndryshim thelbësor midis qelizave të kancerit dhe qelizave normale. Ky zbulim ka çuar në përdorimin e PET, në të gjitha spitalet në të gjithë botën, për diagnostikimin e tumoreve dhe më gjerë. Në fakt, PET gjen në trupin tonë vendet ku ekziston prodhimi i acidit laktik.

A ka tendencë edhe një person i shëndetshëm të prodhojë acid laktik kur ushtron?

Po, por menjëherë pas kësaj qelizat vdesin dhe dhimbja që ndiejmë është në fakt për shkak të nekrozës së indit muskulor. Qelizat e kancerit, nga ana tjetër, janë në gjendje të prodhojnë dhe ripërdorin acidin laktik dhe, mbi të gjitha, nuk vdesin. Në të vërtetë, ky aciditet fillestar çon në një lloj seleksionimi klonal të qelizave që janë të armatosur për të mbijetuar në një mjedis acid. Nëse marrim një qelizë të shëndetshme dhe e sjellim atë në pH e një qelize kanceroze, e cila mesatarisht ka një vlerë pH prej 6 / 6.5, do të shohim që ajo vdes. Kjo, pra, tashmë është një avantazh selektiv sepse përmes aciditetit tumori izolohet vetë nga trupi.

Në të gjithë librat mjekësorë raportohet se pH fiziologjik është 7.4.

Prandaj a nuk do ishte mire të ndryshoni zakonet e të ngrënit?

Do të ishte e mjaftueshme për të filluar me hapa të vegjël, para së gjithash duke e ditur se elementët më acidifikues të ushqimeve janë sheqernat, lipidet dhe proteinat. Por edhe nëse merrni ushqime acidifikuese, gjëja e rëndësishme është t’i ekuilibroni ato me ushqime alkalizuese. Qëllimi, pra, nuk është të eliminojmë plotësisht produktet e acidifikimit nga dieta jonë, por të moderojmë dhe ekuilibrojmë konsumin e tyre. Mjekësia zyrtare duket se e ka kuptuar lidhjen midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit, megjithatë po punon te kuptoj me fakte shkencore gjithashtu rëndësinë e bilancit fiziologjik të pH.

Ja pse duhet t’i konsumoni qershitë

Jemi në sezonin e tyre dhe konsumimi i tyre ju ndihmon të ulni kolesterolin dhe sheqerin, të përmirësoni kujtesën dhe luftoni pagjumësinë! Këto fruta të vogla janë shumë të pasura me lëndë ushqyese dhe ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore. Ja disa nga përfitimet që ka organizmi nga konsumimi:

 Zemra 

Qershitë përmbajnë antocianina të cilat përveç që u japin atyre ngjyrën klasike të kuqe, aktivizojnë një proteinë që rregullon gjenet përgjegjëse për metabolizmin e yndyrnave dhe glukozës. Kjo veti është shumë e dobishme në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, siç është kolesteroli i lartë. Kaliumi i qershisë ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

 Diabeti:

Qershitë  kanë një përmbajtje të ulët glicemike (22), shumë më të ulët se ajo e kajsive (57) ose rrushit (46). Kjo e shndërron atë në një frut me te pershtatshem për ata që vuajnë nga diabeti.

  Pagjumësia:

Lëngu i qershive  përmban melatonine dhe nëse pihet 30 minuta para gjumit, ju ndihmon të bini në gjumë dhe të flini më mirë dhe më shumë.

 Alzheimer:

Duke qenë të pasura me antioksidantë, qershitë  mund të kontribuojnë në parandalimin e Alzheimerit dhe demencës tek të moshuarit.

 Lëkura:

Antioksidantët që përmbajnë qershitë ndihmojnë trupin të luftojë kundër radikaleve të lira rrjedhimisht në luftën kundër plakjes së qelizave.