Pavarësia e fëmijës dhe korrektesa e prindërit

922
Sigal

Prindërit
e përkushtuar janë ata prindër, të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe
shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre

Sipas një
studimi të ri, të kryer nga studiuesit e Universitetit “College of London”, të
rriturit më të palumtur janë pikërisht ata të cilët kanë pasur prindër shumë të
pranishëm, që në këtë mënyrë nuk kanë ditur të respektojnë rritjen e tyre dhe
arritjen e tyre të pavarësisë. Studimi është publikuar edhe në “Journal of
Positive Psychology”, një nga mediumet më autoritare që i dedikohet kësaj teme.
Studiuesit kanë ndjekur më shumë se 5000 persona që nga lindja e tyre më 1946:
nga analizat është nxjerrë në pah se pjesëmarrësit e rritur pa prindër shumë të
përkushtuar kishin një gjendje mirëqenieje të përgjithshme më të mirë nga ata
që kishin jetuar me prindër të gjykuar shpesh si “imponues”. “Një kontroll
konstant, psikologjik, mbi fëmijët mund të limitojë pavarësinë e tyre dhe mund
t’i bëjë ata të ndihen më pak të aftë për të rregulluar sjelljen e tyre në
varësi të situatës”, shpjegojnë studiuesit. Pra, në kundërshtim me atë që
besohej në të kaluarën, pushtimi i privatësisë së fëmijëve ose marrja e
vendimeve në vend të tyre mund t’i çojë në krijimin e një varësie të madhe ndaj
të dy prindërve. Rezultati është se, fëmijët zhvillojnë më pak ndjenja për
veten dhe një pavarësi të paktë ndaj vendimeve. Padyshim, prindërve nuk u
kërkohet që të jenë totalisht jo të gjindshëm, por që të jenë prezentë me një
lloj shkalle të caktuar ‘gjykimi’. Prindërit janë jetësorë për mirëqenien
mendore të gjeneratave të ardhshme, nga kjo pikëpamje është e nevojshme të
reduktohen presionet ekonomike dhe çdo lloj presioni tjetër mbi nënat dhe
baballarët, në mënyrë që t’i dedikohen krijimit të një marrëdhënieje më të mirë
me fëmijët e tyre, pa eksese”, shpjegon autori i studimit, profesori Mai
Stafford. Pra me pak fjalë, edhe për edukimin e fëmijëve, fjala e drejtë është
“moderimi”!

Moderimi prindëror
Prindërit e përkushtuar
janë ata prindër të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe shpenzojnë kohë me
fëmijët e tyre, hanë së bashku, e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku, si për
shembull: lexojnë libra, luajnë, diskutojnë për gjëra të rëndësishme të cilat
ndikojnë pozitivisht në botën e fëmijës dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta, ju
gjenden gjithmonë pranë tyre. Prindërit e përkushtuar kanë një sjellje të
ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin
fëmijën e tyre, si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara. Ata formojnë një
marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre. Rolin e prindërit e
kryejnë më së miri dhe plotësisht të gjithë ata të cilët janë të përkushtuar.
Këta prindër me sjelljet e tyre demokratike, u krijojnë kushte të përshtatshme
fëmijëve të tyre për të fituar aftësinë e të drejtuarit dhe kontrollit të
vetes, i mësojnë ata dhe i bëjnë të aftë të marrin përgjegjësi, i mbështesin në
shkollim dhe kujdesen për të gjitha nevojat e tyre gjatë shkollës. Duhet
kuptuar se fëmija ka nevojë për mbështetje, përkrahje, për siguri, përkushtim,
zhvillim të aftësive psiko-fizike. Çdo fëmijë ka një “cisternë emocionale” dhe
kjo cisternë është figurative natyrisht, por padyshim mund të themi se është
shumë reale. Çdo fëmijë ka nevojë të caktuar emocionale, dhe nëse këto nevoja
emocionale plotësohen (përmes dashurisë, kuptimit, disiplinës etj.),
përcaktojnë shumë gjëra. Pikësëpari, kjo përcakton se si ndihet fëmija, nëse ai
është i kënaqur, i zemëruar, i dëshpëruar ose i gëzuar. Së dyti, kjo ndikon në
sjelljen e tij, faktin nëse ai është i bindur/i pabindur, aktiv ose i tërhequr.
Natyrisht, sa më e plotë të jetë “cisterna emocionale”, aq me pozitive do jenë
ndjenjat, dhe aq më e mirë sjellja e fëmijës.