Pasi të mësosh këto 7 përfitime, do të konsumosh ca më shumë shegë

62
Sigal

Një nga arsyet pse vjeshta është e bukur? Shegët!

Shegët kanë kaq shumë përfitime, sa do t’i konsumosh me qejf, pa e menduar lodhjen e të qëruarit.

Janë të pasura me vitamina, fibra dhe minerale

Ato farat e vogla ngjyrë rozë ose të kuqe, janë një minierë fibrash, vitaminash dhe mineralesh.

Bonus? Pak kalori, edhe ca proteinë më shumë.

Të pasura me antioksidantë

Shegët përmbajnë antioksidantë dhe kjo do të thotë më shumë mbrojtje dhe sistem imun më i fortë.

Përfitime kundër kancerit

Disa teste kanë gjetur në lëngun e shegës përbërës që ndihmojnë në eleminimin e qelizave kancerogjene dhe përhapjen e tyre në trup.

Shëndet më i mirë për zemrën

Studimet tregojnë se shegët ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe inflamacionin në arterie, si dhe ndihmojnë me presion e gjakut.

Ndihmojnë veshkat dhe sistemin urinar

Sipas studimeve, të rritur nga mosha 18 deri në 70 vjeç, të cilët vuanin nga gurët në veshka, morën për 90 ditë, 1,000 mg ekstrakt shege. Ata patën përmirësime të dukshme me gurët në veshka dhe infeksionet urinare që mund të shkaktohen prej tyre.

Ndihmojnë trurin

Disa studime tregojnë se shegët ndihmojnë trurin që të jetë më i fortë kundrejt sëmundjeve si: Alzhaimer dhe Parkinson.