OBSH bën thirrjen: Mos ndani nënat nga të sapolindurit për shkak të Covid-19, rrezikojnë të…

332
Sigal

Pandemia COVID-19 ndikon seriozisht në kujdesin ndaj të porsalindurve të sëmurë ose të parakohshëm dhe shumë janë të ndarë pa nevojë nga nënat e tyre dhe rrezikojnë të vdesin ose probleme shëndetësore afatgjata, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Dy studime të reja, të cituara nga OBSH, treguan se  pothuajse një e katërta e nënave të anketuara thanë se nuk lejoheshin të ushqenin me gji foshnjet e tyre, për shkak se dyshoheshin të infektuara.

Inkurajimi i kujdesit për nënën, i cili përfshin një kontakt të hershëm dhe shumë të ngushtë midis nënës dhe të porsalindurit, mund të shpëtojë më shumë se 125.000 jetë, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Lancet.

Fëmijët e porsalindur në të gjithë botën kanë “të drejtën e ruajtjes së kontaktit me prindërit e tyre” dhe nuk duhet t’u mohohet kjo për shkak të pandemisë COVID-19, vuri në dukje Ansha Banerje, një ekspert i OBSH-së për shëndetin e nënës dhe të porsalindurit.

“Dhjetë vjet përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve do të rrezikohen nëse diçka nuk bëhet tani,” tha Banerje.

OBSH rekomandon që nënat të vazhdojnë të ndajnë një dhomë me fëmijët e tyre të porsalindur, t’i ushqejnë me gji edhe kur dyshohen apo rezultojnë të infektuar me COVID-19.