Sigal

Kur ka “lindur” dhimbja e shpinës? Përse neandertalët nuk vuanin nga ajo? A kemi të gjithë të njëjtin numër vertebrash? Më poshtë do të gjeni të parashtruara disa kuriozitete e fakte mbi shtyllën kurrizore dhe shpinën

1- Dhimbja e shpinës? Trashëgimia e evoluar
Dhimbja e shpinës e cila ka prekur pjesën më të madhe të popullsisë “moderne” mund të jetë shkak i një evolucioni jo perfekt. Nga kalimi i ecjes me katër këmbë me shpinën lart, shtylla kurrizore ka ndryshuar.

2- Jo të gjithë kanë të njëjtin numër vertebrash
Shtylla kurrizore në përgjithësi është ndërtuar nga 33 vertebra (7 cervikale ose në shqip 7 unaza të qafës, 12 unaza të brinjëve, 5 unaza të belit, 5 unaza nyjore dhe 4 unaza kërbishtore). Por jo për të gjithë është kështu: te Homo sapiens, numri i vertebrave mund të variojë nga 32 deri në 35. Ai që përbën ndryshimin është numri i rruazave në zonën e legenit.

3- Kthesat natyrale të shpinës nuk zhvillohen të gjitha së bashku
Katër kthesa fiziologjike të shtyllës kurrizore ndodhin në kohë të ndryshme të zhvillimit. Të ashtuquajturat kifoza e kraharorit dhe sacro-coccigea, kthesat e drejtuara së brendshmi, formohen që në fazën embrionale, ndërkohë që dy kthesat e tjera, cervikale dhe lombare, të drejtuara jashtë zhvillohen më pas. E para kur fëmija mëson të mbështesë vetë kokën, ndërsa e dyta kur ai mëson të ecë.

4- E bekuar qoftë shtylla kurrizore!
Mbetemi te zhvillimi i fëmijës: nëse gratë në shtatzëni arrijnë të mbajnë shumë mirë peshën e barkut, këtë e arrijnë vetëm falë shtyllës kurrizore. Në këtë mënyrë, gratë në shtatzëni mund të anojnë mbrapa rreth 28 gradë nga e zakonshmja.

5-Stetoskopi vendoset në pikën e vetme të lirë
A e keni parë momentin kur mjeku, për të dëgjuar mushkëritë, e vendos stetoskopin po në një pikë të vetme të shpinës, pak më poshtë bazës së shpatullës? Ai është “trekëndëshi i dëgjimit”, një zonë pa kocka dhe e mbuluar vetëm me muskuj të hollë, në të cilën dëgjimi i frymëmarrjes së pacientit bëhet më i lehtë.

6- Dhimbja e shpinës vjen prej sapiensëve
Neandertalët kanë vuajtur më pak nga kjo dhimbje: një studim i vitit 2008 ka analizuar vertebrat lombare (të belit) të dy të rriturve neandertal. Mendohej se jeta dhe punët e lodhshme fizike do ta kishin dëmtuar shpinën e tyre, por ja që në të vërtetë nuk kishte ndodhur kështu. Pra, pse dhimbja e shpinës u takon vetëm kushërinjve tanë, sapienësve? Ndoshta prej muskujve të fortë që kontribuojnë në lodhjen dhe lakimin e saj, e cila për kohën tonë konsiderohet një sëmundje më vete.

7- Tatuazhet e gjithmonshme
Tatuazhet më të vjetra janë bërë pikërisht në shpinë (dy për saktësi). Ata i kanë përkitur Ötzi-ut, njeriut Similaun, i cili ka vdekur në vitin 3100 dhe 3300 para erës sonë. Supozohet se ata ishin pjesë e një praktike të lashtë mjekësore, ndoshta të ngjashme me një formë primitive të akupunkturës.

8- Bëni kujdes me celularin
Kushdo që vuan prej dhimbjes së shpinës duhet të ulë përdorimin e vazhdueshëm të smartfonit. Dy deri në katër orë të kaluara në celular i detyrojnë vertebrat e para të shtyllës kurrizore me një ngarkesë e cila mund të arrijë deri në 27 kg presion, pra përafërsisht kjo është pesha e një fëmije 7-8 vjeç