Sigal

Zbardhja profesionale e dhëmbëve kushton shumë. Prandaj, nëse keni pak durim,  provojeni këtë recetë popullore për dhëmbë të bardhë si bora.

E gjitha që ju nevojitet është uthulla e mollës. Mirëpo, për shkak të fortësisë së saj, uthulla e mollës nuk bën të përdoret e koncentruar, por mjafton të zbutet me një lugë supe në një gotë me ujë.

Së pari merrni një gllënjkë të vogël të shpërbërë në ujë dhe me të lajeni mirë gojën, pastaj pështyjeni.

Veprimi i dytë është që të zhytni furçën në gotë dhe t’i fërkoni dhëmbët sikur i lani me pastë dhëmbësh. Edhe një herë shpëlajeni gojën me lëngun e përgatitur dhe në fund shpëlajeni mirë me ujë.

Që në ditën e parë, do të vëreni që dhëmbët tuaj së paku për një nuancë janë më të bardhë, era e gojës më e freskët, ndërkaq goja më e pastër se kurrë më parë.

Këtë përbërje për zbardhje të dhëmbëve përdoreni më së shumti një herë në dy ditë, në mënyrë që të mos i dëmtoni me fërkim agresiv zmaltin e dhëmbëve.