Nishanet, si t’i kuptoni kur bëhen të rrezikshëm

1219
Sigal

Ja faktorët që shtojnë rrezikun. Personat që kanë predispozitë për të zhvilluar melanomë dhe rëndësia e ndryshimit të ngjyrës

Duke qenë se rrezet e diellit ndikojnë dukshëm në paraqitjen e melanomave, vera është stina e shtimit të përkujdesjes ndaj nishaneve. Duke qenë se rrezet e diellit ndikojnë dukshëm në paraqitjen e melanomave, vera është stina e shtimit të përkujdesjes ndaj nishaneve. Kontrollojini ato vetë sipas katër kritereve themelore. Nishanet janë gjithnjë aty, dalin gjatë gjithë jetës, më së shumti na shfaqen gjatë adoleshencës, e më shumë na brengosin gjatë stinës së verës. Personat me lëkurë më të bardhë janë më të ekspozuar ndaj rrezikut nga paraqitja e melanomave. Po ashtu në grupin e të rrezikuarve janë edhe personat me më shumë se 50 nishane në trup, ata që kanë nishane, të cilat ndryshojnë ngjyrën, ata, anëtarët e familjes së të cilëve kanë pasur melanome, ata të cilët rrinë jashtë shpesh dhe pa mbrojtje, ata që shpesh vizitojnë solariumet dhe njerëzit, të cilët në fëmijëri ose rini kanë pasur shpesh të djegura nga rrezet e diellit. Nëse dëshironi të jeni të sigurt se nishanet tuaja nuk kalojnë nëpër një ndryshim të rrezikshëm bëjeni dermatoskopinë, një teknikë e diagnostikimit me kamerë, që nuk shkakton dhimbje, e cila vizualisht zmadhon nishanin edhe deri në 100 herë. Kështu do të fitoni një pasqyrë, të cilën mund ta përdorni për të krahasuar dhe përcjellë pamjen e nishaneve në periudhën pasuese. Para dermatoskopisë mund ta bëni një kontroll të thjeshtë edhe vetë, sipas kritereve të mëposhtme:

per me teper lexoni Gazeten Telegraf