Mjekët paralajmërojnë bankierët e moshës 20-30 vjeç: ”Nëse vazhdoni të punoni, ju do të vdisni”

563
Sigal

Mjekët në Londër bëjnë të ditur se kohët e fundit ka një shtim të rasteve kur bankierë të rinj shtrohen në spital për probleme me zemrën.

Kardiologët i thanë “Business Insider” se ka një rritje me 10% të sulmeve të zemrës te bankierët nën moshën 30 vjeçare. Rreth 1 në 10 pacientë në këtë grupmoshë punojnë në Departamentin e Financës.
“Kjo po ndodh edhe kur bankat kanë marrë masa për të zvogëluar ngarkesën e punës dhe stresin e stafit të tyre.  Pavarësisht nga përpjekjet e fundit të bankave të mëdha për të reduktuar orarin e punës së punonjësve të tyre, Dr Syed Ahsan, një kardiolog me një klinikë në Canary Wharf, tha se  nuk ka parë ndonjë ndryshim” shkruan “Business Insider”.

Mjekët thonë se rregullisht konstatojnë bankierët e rinj me dy lloj sulmesh në zemër: aritmi kardiake dhe miokard, të cilat mund të çojnë në një sulm infarkti fatal. Shkak kryesor vlerësohet se është puna e tepruar, stresi dhe përdorimi  i drogës.
Miokardi  është një inflamacion i zemrës, i cili mund të shkaktohet nga stresi ose infeksioni viral që përhapet përmes trupit që infekton zemrën. Ndërsa aritmia është një ritëm i pabarabartë i zemrës që mund të nxitet nga tensioni dhe përdorimi i drogës.