MJEKIME POPULLORE
Lule bliri për stresin
Për stresin e përditshëm vloni 2 litra ujë. Në momentin e vlimit hidhni 10 lugë gjelle me lule të thara bliri. Lëreni 20-30 minuta duke e tundur herë pas here. Kullojeni dhe e ëmbëlsojeni me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo darkë para gjumit, nga 1 gotë ujë të vakët. Lule murrizi për sëmundjet nervore
Bëni një përzierje bimore të përbërë nga 50 gr lule murrizi, 3-4 thelpinj të qëruar e të
copëtuar hudhre, 2 lugë gjelle bimë bishtkali dhe gjethe të degëve të reja veshtullore. Hidhen në 1 litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 orë, pastaj kullohet. Pihet para
buke 3 herë nga 2 filxhanë kafeje me këtë çaj. Kura vazhdon deri në përmirësimin e plotë.
Gjethe nenexhiku për prostatën
Të prekurit nga prostata duhet të përdorin 6 lugë gjelle të bimores së përbërë nga rreth 115 gr gjethe nenexhiku, bimë majdanozi, rrënjë grami dhe drunakuqi, të cilat hidhen në një litër
ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar për një natë. Pihet në vend të ujit nga gjysmë litri në ditë për 10 ditë rresht. Lëngu përgatitet çdo dy ditë. Kur flasim për sëmundjet e stomakut kemi parasysh ulçerën e stomakut, të duodenit, gastrite të cilat janë edhe patologjitë më të shpeshta të stomakut. Periudha e pranverës dhe e vjeshtës njihet si periudhë ndikimi në acarimin e sëmundjeve gastrike, të stomakut. Mendohet se faktorët që luajnë rol dhe se përse ndikon kjo periudhë në shkaktimin e shqetësimeve te të sëmurët, akoma nuk janë zgjidhur përfundimisht. Pra, në kontigjentin e të sëmruëve që vuajnë nga stomaku, shtohen shqetësimet.
MJEKËSIA/ Flet mjekja gastro-hepatologe për çrregullimet e stomakut dhe mjekimin e duhur
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE QË MANIFESTON I SËMURI?
Dhimbja e stomakut, djegia e urthit, gromësira. Kryesisht dhimbja shtohet në periudhën e pranverës dhe çrregullimet në stomak janë të shpeshta. Të sëmurët shpesh shfaqin dhimbje të përqëndruar në regjionin e stomakut, një dhimbje në varësi të lokalizimit të ulçerës shfaqet
edhe në kohë të ndryshme pas ngrënies. Dhimbja menjëherë pas ngrënies është karakteristike për gastritet, rreth 2-3 orë pas ngrënies është karakteristike për ulçerat e stomakut dhe rreth 4-6 orë pas ngrënies është karakteristike për ulçerat e duodenit. Në këto raste, ne themi që të sëmurët ushqejnë ulçerën e tyre. Pra, bëjnë një gjendje dhimbje, ushqim komfort (qetësi) dhe ne themi që të sëmurët ushqejnë ulçerën e tyre. Për të qënë të qetë pacientët vazhdimisht hanë dhe fusin ushqime në stomak dhe nuk është çudi që të sëmurët që kanë ulçerën e stomakut të rrisin në peshë. Shpesh të sëmurët ankohen
edhe për djegien e urthit, me kthimin e lëngjeve, me shije të thartë në kavitetin e gojës. Shenjë shoqëruese është edhe kolopacia, çrregullime të zorrës për shkak të çrregullimeve të stomakut. Shpesh ky kontigjent të sëmrësh ankohen nga kapsllëku sepse aciditeti i lartë i stomakut takohet në pjesën më të madhe. Mundet që aciditeti i stomakut të jetë i lartë, normal ose mund të jetë i ulët. Të sëmurët ankohen edhenga dhimbjet e shpinës, shpatullat. Këto janëkarakteristike për ulçera që vendosen në murin e pasëm të duodenit dhe jo rrallë të sëmurët konsultohen në reumatologji etj. Të tjerë pacientëankohen për një ngopje të shpejtë që tre
Çrregullimete stomakut në këtë periudhë gon se ka probleme në stomak.
CILËT JANË SHKAKTARËT KRYESORË TË SËMUNDJES?
Akoma nuk dihet me qartësi se kush është shkaku që rrit acarimin e këtyre shenjave gjatë
këtyre periudhave, por mendohet se ndryshimet klimaterike, ndryshime e menjëhershme
të temperaturës, mospërshtatja me mënyrën e veshjes tek këta sëmurë. P.sh. djerësitja e tepërt, qëndrimi në ambjent me korent ku djersa thahet në trup është një faktor
që mendohet se ndikon në shtimin e këtyre simptomave. Këto janë faktorët që ndikojnë.
DISA KËSHILLA PËR PARANDALIMIN E SËMUNDJES
Nuk ka dieta fikse që rekomandohen për këta të sëmurë. Të sëmurët në varësi të tolerancës
individuale do të zgjedhin ushqimet. Mjafton që ushqimet të jenë të pasura me fibra qëgjenden në frutat e freskëta, në zarzavate. Ushqimet të jenë të përpunuara mirë, jo fibroze, të rënda që vrasin stomakun, jo mishi i pazier mirë, jo ushqime si sallatat, lakrat, të cilat janë shumë të forta për t`u përpunuar nga stomaku. Pa e tepruar në pikante. Të sëmurët, sipas konstatimeve, nuk e tolerojnë hurdhrën e gjallë, qepën. Rekomandohen dieta fikse. Nuk rekomandohet në mënyrë kategorike duahni. Edhe numri i cigareve do të ndikonte në rëndesën e shenjave të stomakut, po ashtu edhe kafeina.
MJEKIMI QË PËRDORET PËR TË SËMURËT
Preparati kryesor janë frenuesit e pompës protonike. Baza e ilaçeve është omeprazoli. Jepet
dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, preferohet në mëngjes esëll dhe në darkë përparagjumit. Në vërsi të shenjave klinike jepet edhe mjekimi. Sot i jepet përparësi mjekimeve me preparate antibakteriale. Shkaktar kryesor që njihet në botë është infeksioni nga Helicobakter pylori dhe mjekohet me antibiotikë. Skema, kohëzgjatja dhe doza do të përcaktohet në varësi të rëndesës të sëmundjes dhe ekzaminimin
fibrogastroskopik.Kur flasim për sëmundjet e stomakut kemi parasysh ulçerën e stomakut, të duodenit, gastrite të cilat janë edhe patologjitë më të shpeshta të stomakut
Përdorimi i tepërt i vitaminës C mund ta zvogëlojë efektin e barnave që përdoren në terapinë e pengimit të zhvillimit të tumorit. Hulumtimet kanë teguar se pas konsumimit të barit që shkatërron qelizat tumorale së bashku me vitaminën C në formë tablete, një e treta deri në 70% e qelizave tumorale kanë mbijetuar. Shumë studime në të kaluarën iu kanë rekomanduar pacientëve të përdorin vitaminën C, pasi bëhet fjalë për një antioksidues natyral i cili mund të veprojë në qelizat tumorale. Por studimet e reja kanë treguar se barnat an-
STUDIM/ Vitamina C mund të ulë efektin e barnave antikanceroze tikanceroze kanë pasur efekt më të dobët kur pacienti i ka konsumuar ata në kombinim me vitaminën C. Kjo ndodh
sepse vitamina C i mbron strukturat brenda qelizës tumorale, të cilat duhet të shkatërrohen nga barnat. Në studimet më të reja janë shfrytëzuar doza të mëdha të vitaminës C. Mjekët thonë se doza e madhe e antioksiduesve e zvogëlon veprimin e barnave. Prandaj preferohet që pacientët ta marrin atë me anë të ushqimit të shëndetshëm dhe jo me anë të medikamenteve të pasura me vitaminë C.
MJEKËSIA/ Flet Dr. Ilirian Draçi, mjek gastrohepatolog endoskopist në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 1
MJEKIME POPULLORE
Dafina për dhimbjet e fytit Kur keni dhimbje të fytit, gërvishtje, pengim në gëlltitje përdorni 100 gr gjethe dafine të cilat zihen për 5 minuta në 3 litra ujë. Çdo natë bëhet avullimi i
gojës dhe fytit deri në zhdukjen e këtij shqetësimi.
Bima e urthit për nervin shiatik
Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe
të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan
në mëngjes esëll dhe një filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura
vazhdon një muaj. Patatet për infeksionet e syve Në rastet kur është shfaqur një infeksion
në sy dhe keni probleme me të, merrni 2-3 kokrra patate. Grijini dhe shtrydhini në një garzë të pastër. Lëngu i kulluar hidhet 1-2 pika në sy 2-3 herë në ditë. Hepatiti kronik është dëmtimi kronik i qelizave të mëlçisë, që ndodh si pasojë e faktorëve me natyrë virale, autoimune,
medikamentoze, metabolike dhe alkoolike. Shpesh hepatiti neglizhohet dhe bën që sëmundja të kronicizohet. Për rrezikshmërinë e tyre, llojet më të shpeshta të hepatiteve dhe kur ato kthehen në kronike, shpjegon Dr. Ilirian Draçi, mjek gastrohepatolog
endoskopist në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 1.
KUR KRONICIZOHET HEPATITI DHE KUR QUHEN ATO HEPATITEKRONIKE AKTIVE?
Hepatitet kronike aktive quhen pas 6 muajsh të kalimit të hepatitit viral akut (A, B, C, D,
Delta). Më i përhapur është hepatiti kronik B(verdhëza) pastaj hepatiti kronik alkoolik.
ÇFARË ROLI KA SHËRBIMI MJEKËSOR PARËSOR NË ZHVILLIMIN DHE EVIDENTIMIN E HEPATITIT KRONIK?
Roli është shumë i madh. Ka shumë shkaqe që duhen patur kujdes. Së pari,shumë hepatite akute virale mjekohen në shtëpi dhe nuk shtrohen në spitalin infektiv. Së dyti, kontrolli i ndjekjes laboratorike,sidomos përcaktimi i antigenit (virusit),nuk bëhet nga i sëmuri, kështu që fatkeqësisht shumë raste nënvlerësohennga pacienti dhe paraqiten me vonesë nga
mjeku. Për këto arsye duhet evidentim dhe ndjekje rigoroze e mjekëve të shërbimit
parësor. Dy janë modelet e veprimit viral, eleminimi dhe riaktivizimi.
CILI HEPATIT KRONICIZOHET ME TEPËR SE FORMAT E TJERA?
Është e vërtetë që Hepatiti C kronicizohet në përqindje me të lartë në krahasim me format e tjera të hepatitit. Kronicizohen 30-90% të rasteve dhe 5-30% të rasteve mund të kalojë në cirozë të mëlçisë.
A JANË EVIDENTUAR LLOJET E VIRUSIT?
Këtu fillon baza e mjekimit dhe ndjekja e të sëmurit. Jo gjithmonë të sëmurët kanë
përcaktuar virusin, por tremben nga rritja e transaminazave, të cilat mund të rriten Rrezikshmëria e hepatiteve dhe përkeqësimi në mëlçi
STUDIM/ Thartirat yndyrore mbrojnë zemrënnë numër dhe në prani të patologjive të
tjera si p.sh. gurët në tëmth, virozat, infeksionet të rrugëve të tëmthit etj. Prandaj
nevojitet që rastet të evidentohen saktë nga mjeku i familjes dhe të ndiqen me skedar nga gastrohepatologu i poliklinikës. Mendoj se ky është një shqetësim aktual pasi këta të sëmurë janë të shumtë dhe meritojnë tepër vëmendje.
A DUHET DEPISTUAR E GJITHË FAMILJA DHE CILAT JANË RRUGËT E TRANSMETIMIT TË HEPATITITI KRONIK?
Sigurisht që mirë është të depistohet e gjithë familja për Antigenin (virusin) e
hepatitit, veçanërisht partneres apo partnerit. Ndërsa për rrugët e transmetimit janë me anë të shiringave jo sterile, donatorëve të gjakut, tek dentisti me vegla pune të pasterilizuara, me kontakt seksual etj.
PO HEPATITI KRONIK ALKOOLIK?
Edhe tek ne ka shumë raste me hepatit kronik alkoolik, gjë që neve duhet të bëjmë më tepër sensibilizim për dëmtimin e mëlçisë nga alkooli. Në dëmtimin e këtij organi ndikojnë 3 faktorë: sasia e alkoolit,kohëzgjatja e përdorimit, faktorët e brendëshëm të rrezikuar nga alkooli (mosha, seksi, faktorët gjenetikë). Sasia e rrezikuar 20-24 gram etanol në ditë. Të
rrezikuar për cirozë hepatike alkoolike janë ata që marrin 150 gram etanol në ditë
për të 10 vjet.
SI MUND TË PARANDALOHET HEPATITI?
Për këtë ka shumë forma. Mënyra më e mirë është vaksina. Në janar 1994 në Shqipëri u bë vaksinimi i fëmijëve me vaksinën për Hepatitin B. Për fëmijët, dozat e vaksinimit janë 0.5 ml në ditën e lindjes, e njëjta dozë injektohet pas një muaji dhe po aq dhe pas 6 muajsh.
Ndërsa të rriturit vaksinohen me 3 doza nga 1 ml. Një dozë e vetme vaksinë nuk
krijon mbrojtjen e duhur karshi sëmundjes. Vaksina të mbron për një periudhë afro 10 vjet.
Hepatiti kronik është dëmtimi kronik i qelizave të mëlçisë, që ndodh si pasojë e faktorëve me natyrë virale, autoimune, medikamentoze, metabolike dhe alkoolike
INFO
Në kohët e mëparshme yndyrat janë demonizuar, duke ua hedhur fajin atyre për shumë sëmundje, duke përfshirë edhe mbipeshën dhe sëmundjet e zemrës, por disa yndyra dhe thartira yndyrore, jo vetëm që nuk janë të dëmshme, por janë të domosdoshme për një shëndet të mirë. Kështu, thartirat yndyrore omega-3 janë të domosdoshme për zhvillimin e trurit të foshnjave, por ato u vijnë në ndihmë edhe të sëmurëve, duke e ulur shkallën e vdekshmërisë së të sëmurëve nga zemra. Të dobishme janë edhe thartirat yndyrore shumëfish të pangopura, të cilat gjenden në vajin e lulediellit, në margarinën dietetike, në pemët me gëzhojë (arra, lajthi etj), në sojë dhe peshq. Nga këto thartira, dallojmë thartirat yndyrore omega-6 dhe ato omega-3, që nuk mund të krijohen në organizëm, por që janë të
nevojshme për funksionimin e zemrës dhe sistemit imun.


















